Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi i vrasësit shqiptar me pagesë: Unë e vrava “kolegun”

Aleks Burreli (2)Gjyqi për masakrën e Qipros, të pandehurit vijnë me antiplumb. Rolet e shqiptarëve në vrasje

Mariglen Mullai

Në gjyqin për masakrën e 4-fishtë të 23-qershorit në Qipro, ku 3 vrasës me pagesë eleminuan biznesmenin qipriot, u lexua edhe një pjesë e dëshmisë së njërit prej protagonistëve. Aleks Burreli, 48-vjeçari që konsiderohet si njeriu kyç në këtë masakër, i kishte rrëfyer një personi se ishte ai që e vrau “kolegun” Jani Vogli. “Unë e vrava Ganiun, që t’ia hidhja topin atij. Në këtë mënyrë policia do mendonte se ai ishte vrasësi dhe emri im nuk do të dilte në skenë”, – është shprehur Aleks Burreli. Referuar mediave greke, Burreli ia kishte thënë këto fjalë 38-vjeçarit Marios Christodoulou, i njohur ndyshe si “Benny”. Ky i fundit, bashkë me 5 shtetas të tjerë u gjykuan dje, pasi mbi ta rëndojnë 26 akuza të rënda. 51-vjeçari Panos Kalopsidiotis, u ekzekutua me 12 plumba kallashnikovi në Aya Napa të Qipros teksa darkonte me çiftin e policëve Elias Haxhieftimiou, 46 vjeç, dhe gruan e tij Skevi, 39 vjeçe, të cilët gjithashtu mbetën të vrarë gjatë të shtënave.

Gjykata e Rrethit në Larnaca ka urdhëruar paraburgimin  në Burgun Qendror të gjashtë personave, katër meshkuj dhe dy femra. Në veprat penale përfshihen ato të komplotit për të kryer krim, vrasje me paramendim, konspiracion për vrasje, tentim vrasje, posedim të paligjshëm dhe transferim të armëve të zjarrit dhe municionit, posedim, transportin dhe përdorimin e eksplozivëve, vjedhje, zjarrvënie, etj. Veprat penale janë kryer nga 8 maji deri më 27 qershor 2016, pra deri 4 ditë pas masakrës në Ayia Napa. Të gjashtë të pandehurit janë Marios Christodoulou, i njohur ndryshe si “Benny”, 39 vjeç, Panagiotis Pentafkas, 38 vjet, Loy Dejan 42 vjeç, Sophia Gregory 28 vjeçe, Sotiria Neophytou, 30 vjeçe dhe Charalambos Andreou, 32 vjeç. Një dëshmitar rrëfeu sot në gjyq se kishte parë tre persona teksa hynin në restorant, ndërsa dy prej tyre i kishin mbuluar fytyrat. Të gjithë të akuzuarit u sollën në gjallën e gjyqit me xhaketa antiplumb.

Tanimë hetimet për masakrën e Qipros kanë arritur në fazën që nuk cilësohet kulmore, por specialistët kanë përcaktuar piketat kryesore që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes. Aleks Burreli, 48-vjeçari nga Mati i cili mendohet si orkestruesi i masakrës, i paguar nga mafiozët rivalë me biznesmenin e vrarë 51-vjeçar, u shpëtoi prangave, ndonëse qindra policë e kërkuan në zonën e Aglantzias, ku mendohej se strehohej pasi kreu masakrën e katërfishtë

Nga burime të policisë së shtetit bëhet me dije se për efekt të hetimit janë marrë në pyetje në Shqipëri familjarë të Aleks Burrelit dhe Jani Voglit, në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Burrelit dhe Mallakastrës. Personat e pyetur kanë mohuar që të kenë dijeni për aktivitetin kriminal të të afërmve të tyre dhe kanë dhënë shumë pak detaje që mund të ndihmojnë në hetime. Tirana i ka konfirmuar Athinës, se të dy udhëtuan bashkë nga kryeqyteti shqiptar më 7 maj, drejt Stambollit e më tej mbërritën në Qipro më 8 maj. Vogli dhe Burreli, për aq kohë sa ishin në Qipro, duket se kanë qenë në kontakt me urdhëruesit e masakrës. Ndaj, është sekuestruar lista e pasagjerëve të autobusit dhe avionit, ku ata kanë qenë pasagjerë gjatë lëvizjeve që kanë lidhje me Shqipërinë.

Please follow and like us: