Skandal, publikohet videoja erotike e delegates së Kongresit
Një video me natyrë erotike u postua sot online, në të cilën shfaqet delegatja demokratike e Ishujve të Virgjër në Kongresin amerikan Steisi Plasket. Mësohet se videoja në fjalë është fshirë vetëm pak minuta pas postimit. Ndërkohë që në rrjet po qarkullon gjithashtu edhe një foto gjysmë nudo e delegates në fjalë. Plasket ka reaguar rreth rastit përmes një deklarate për media, ku shprehet se kompjuteri i saj është hakuar nga dikush, i cili ka mundur të vjedhë foto dhe video personale të sajat dhe bashkëshortit Xhonatan Buknei-Smoll. Që në kontaktin e parë me median Plasket pranoi se fotot ishin të vërteta ndërkohë që akuzoi rivalët politikë si të implikuar në incident. “Jam e tronditur dhe thellësisht e trishtuar që dikush arriti në pikën që të ndërhyjë në martesën time, familjen time, në një përpjekje për të më dëmtuar politikisht”, thekson ajo në deklaratën për media.
Please follow and like us: