Astma, shkencëtarët gjejnë genin përgjegjës
Kështu, studiues nga Universiteti i Southamptonit besojnë se kanë gjetur gjenin përgjegjës për zhvillimin e astmës – gjenin e quajtur ‘ADAM33’.
Ata besojnë se duke e “fikur” këtë gjen, do të mundësohet parandalimi i astmës. Rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga astma – e cila mund të jetë vdekjeprurëse në disa raste.
Studiuesit, duke shkruar në “The Journal of Clinical Investigation”, gjetën se gjeni “ADAM33” e bën një enzimë e cila kapet për qelizat në muskujt e rrugëve të frymëmarrjes.
Tek njerëzit me një variant të këtij gjeni, kjo enzimë ç’kapet nga sipërfaqja e qelizave dhe udhëton në mushkëri. Kjo më pas shkakton vështirësi në frymëmarrje, por duke e ‘fikur’ këtë gjen, kjo do të thotë se astma do të largohet përgjithmonë.