Manjani nis tranzicionin
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani përshëndet miratimin me konsensus të plotë të Ndryshimeve Kushtetuese ndërsa ka lajmëruar nisjen e tranzicionit në sistemin e ri të drejtësisë.
Më poshtë mesazhi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani lidhur me finalizimin e këtij procesi të rëndësishëm:
Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë.
Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të pergjegjësisë së tyre publike.
Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore.
Edhe njëherë urime miratimit konsensual të reformës së Shtetit tonë të përbashkët!