Tunizi – Në 30 korrik parlamenti shqyrton mocionin e votëbesimit për qeverinë
Deputetët tunizianë do të vendosin më 30 korrik nëse do të rinovojnë ose jo mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë së Habib Essid, njoftoi sot për median zyra për shtyp e Parlamentit.
“Në përfundim të një takimi të Asamblesë së Përfaqësuesve të Popullit (ARP) u ra dakord për datën 30 korrik për mocionin e votëbesimit”, njoftoi një zyrtar i këtij shërbimi.
Essid kërkoi zyrtarisht një ditë më parë votëbesimin ndërsa vijojnë mosmarrëveshjet në lidhje me largimin ose jo të tij prej 2 qershorit. Në këtë datë, presidenti Béji Caïd Essebsi propozoi formimin e një kabineti të bashkimit kombëtar në përgjigje ndaj kritikave kundër qeverisë, e akuzuar për mungesë efikasiteti.
Please follow and like us: