Petrit Vargu: E hëna ditë pushimi? Kjo është për të qarë jo për të festuar
Mbështetësit e LSI-së duket se shfrytëzojnë cdo rast për të thumbuar Kryeministrin Edi Rama. Mjeku Petrit Vargu, i njohur si një nga mbështetësit e LSI dhe Ilir Metës, ka ironizuar Kreun e Qeverisë në lidhje me ditën e pushimit. Prej disa ditësh mbështetës dhe simpatizantë të LSI kanë nisur një fushatë kundër Kryeministrit me batuta dhe ironizime. Ndoshta përplasjet Rama-Meta janë zhvendosur në bazën e dy partive të majta, pasi edhe militantët e PS-së nuk lënë rast pa sulmuar Ilir Metën. “E Hëna ditë pushimi? Për çfarë? Mos vallë u fut Shqipëria në NATO apo BE? Apo thjesht propagandë sikur u arrit diçka? Ditë pushimi sepse më në fund politika (me 18 muaj vonesë) bëri detyrat e shtëpisë. Kjo është për të qarë dhe jo për t’u festuar”, shkruan Vargu.