Mynih, një numër të vrarësh nga të shtënat
Policia e Mynihut njofton për një numër të vrarësh në një qendër të madhe tregtare të qytetit, pas një incidenti me armë zjarri së cilës policia iu përgjigj duke mobilizuar oficerë të shumtë.
Policia gjermane tha në Twitter se në qendrën tregtare Olympia vazhdon një operacion i gjerë policor. Nuk ka hollësi se kush është përgjegjës për të shtënat, por media gjermane njofton se bëhet fjalë për disa të vrarë dhe të tjerë të plagosur.’
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, sulmi filloi në një restorant të qendrës tregtare pak pas orës 6 pasdite. Policia tha se nuk ishte e qartë nëse bëhet fjalë për një apo më shumë persona.
Ky është rasti i dytë i këtij lloji në Gjermani në më pak se një javë.
Please follow and like us: