Flamur Gashi: Prehu në paqe, Konstandina Velkovska!
Flamur Gashi me Konstandina Velkovskan!
Sonte qenka shuar një aktore e mrekullueshme dhe mike e madhe e kombit tonë. Një grua e ëmbël dhe zonjë fisnike!
Konstandinka Velkovska, përveç shumë roleve të rëndësishme në Teatrin Kombëtar të Zagrebit, ka lujatur edhe rolin e Shën Nënë Terezës, në shfaqjen:
“Majka TEREZA, svetica tame”
(“Nënë TEREZA, shenjtorja e errësirës”)
Realizimi i kësaj shfaqeje u bë nga Teatri Kombëtar i Bosnje-Hercegovinës (BeH) në Sarajevë ku bashkëorganizator dhe ndihmuese ishte Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë – BeH.
Premiera e dramës:
“Majka Tereza, Svetica Tame”
“Nënë Tereza, Shenjtorja e Errësirës”
Përveç se në Sarajevë, u shfaq edhe në Banja Lluka, Mostar, Zagreb etj…
Skenari: Venko Andonovski (Shkup)
Regjia: Gradimir Gojer (Sarajeve)
Muzika: Đelo Jusić (Zagreb)
Aktorë:
Konstandina Velkovska (Zagreb)
Ilir Tafa (Prishtinë)
Irena Mulamuhić (Sarajevë)
Muharem Osmić (Tuzla)
Staša Dukić (Mostar)
Dušan Bugarin (Sarajevë)
Tibor Oreć (Mostar)
Vladimir Johanović (Zagreb)
Aida Bukva (Sarajeve)….etj.
Parajsa është vendi yt, e mira Konstandinka!