Elta Milori: Mbi kujdesin e popullatës për shëndetin mendor
Nga dita në ditë po e evidentohen qartë në tërësi nevoja e menjëhershme e një strategjie të qartë për kujdesin e popullatës për shëndetin mendor!
Mosqartësimi dhe evidentimi i simptomave të dëmtimit të kësaj pjese kaq të rëndësishme të shëndetit të njeriut dëmton shumë marrëdhëniet tona njerëzore, komunikative, miqësore, familjare e më gjerë.
Ashtu si të gjithë sensibilizohemi për shumë sëmundje evidente dhe të rrezikshme për jetët tona, duhet të sensibilizojmë opinionin gjerësisht për këtë sëmundje që nuk konstatohet lehtë pasi simptomat shpesh herë nuk janë të dukshme, por dëmtojnë rëndë raportet tona kudo ku jemi dhe jetojmë e punojmë.
Faktorët dhe shkaqet sociale, ekonomike, psikologjike, shëndetësore, që situatat janë kaq të ndjeshme dhe statistikat janë frikshëm të larta për njerëzit që vuajnë nga shëndeti mendor, duan analizë të gjerë të shumë komponentëve dhe marrje përgjegjësish nga disa institucione qendrore dhe vendore!
Shoqëria duhet të sensibilizohet pasi dëmi është i të gjithëve.
Raste evidente kemi përditë edhe në emisione televizive e reality shoë!
Të gjithë meritojmë të jetojmë të qetë, të kemi gjithmonë nën kontroll shëndetin tonë mendor dhe ta ruajmë atë nga pasojat që gjenerojnë njerëz që vuajnë nga probleme të tij!