EKSPERTË TË POLITIKAVE TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT NGA SHBA VIZITOJNË KOLEGJIN AAB
Në vazhdën e bashkëpunimit mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe National Democratic Institute në Prishtinë, është mbajtur një takim mes studentëve dhe ekspertëve të politikave të teknologjisë informative nga SHBA.
Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i mundësive të bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit në Kosovë. Andaj ky takim do të shërbej si hap fillestar për zhvillimin e takimeve tjera me ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe kompanive të ndryshme në Kosovë.
Studentët u shprehën entuziastë lidhur me format potenciale të bashkëpunimit dhe kontributit në këtë proces.
Përveç studentëve në takim mori pjesë edhe profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Shkëlqim Miftari si dhe ekspertët Maurice Saznyoga dhe Caitlyn Ramsey.