Albspirit

Media/News/Publishing

Shpella e Peramës, Janinë, një bukuri natyrale e papërsëritshme

Ekzistenca e shpellës ka qenë njohur që nga fillimi i shekullit të kaluar, në vitin 1940 bile shërbeu si strehë për banorët gjatë bombardimit nga italianët.

Në vitin 1945 kryhet për herë të parë skicimi shkencor në hartë, nga çifti i njohur speleologësh Ana &Ioani Petrohilu, të cilët kishin eksploruar dhe shpella të tjera të njohura të Greqisë. Është një shpellë horizontale me gjatësi korridori prej 1km.

Formacionet e shumta të stalagmiteve dhe stalaktiteve, pasuria dhe kombinimi i ngjyrave krijojnë një bukuri natyrore të jashtë jashtëzakonshme, dhe ishte dedikuar Plutonit dhe Persefonit. Shtrihet në një sipërfaqje prej 14.800 m2, ndërsa janë gjetur dhe dhëmbë arinjsh shpellash.