Albspirit

Media/News/Publishing

Ishulli italian po dhuron dhitë, tejkalojnë numrin popullsisë 6 herë

Numri i dhive në ishullin italian të Alicudi e ka tejkaluar popullsinë njerëzore gjashtë herë dhe autoritetet vendase morën vendimin që dhitë t’u jepen si dhurata të interesuarve.

Kryetari i ishullit italian ka ofruar t’ia japë kafshët kujtdo që dëshiron t’i marrë ato. Riccardo Gullo erdhi me këtë ide pasi një regjistrim i fundit tregoi se numri i dhive në pesë kilometra katrorë të Alicudi, ishullit më të vogël të arkipelagut Eolian, është gjashtë herë më i lartë se numri i njerëzve, që janë 100 gjatë vitit. 

Numri i dhive është rritur kaq shpejt vitet e fundit, saqë ato kanë filluar të lëvizin nga vendbanimi i tyre i zakonshëm në majën e ishullit drejt zonës së banuar. Kafshët gradualisht shkaktuan dëme në bimësinë e gjelbër të harlisur si dhe të futeshin nëpër shtëpitë e njerëzve duke i detyruar banorët të kërkonin zgjidhje nga autoritetet. 

Alicudi, e cila është dy deri në tre orë me varkë nga Siçilia, ndodhet nën administrimin e ishullit më të madh të Liparit. Nisma “Adopto një dhi” është paraqitur si mënyra më e mirë për të adresuar këtë çështje. “Ne absolutisht as që duam të mendojmë për vrasjen e kafshëve, prandaj i japim ato. Kushdo mund të bëjë kërkesë për një dhi, nuk duhet të jetë fermer dhe nuk ka kufizim në numër”. 

Afati i aplikimit është 10 Prill. “Tashmë kemi pasur disa telefonata, duke përfshirë një blegtor nga ishulli Vulcano, i cili do të donte të merrte disa dhi sepse, ndër të tjera, prodhon rikota, një djathë që vlerësohet shumë”,-tha Gullo, duke shtuar se do të ishte edhe më e këndshme dhe më njerëzore nëse në mesin e atyre që marrin dhi do të kishte nga ata që dinë t’i zbusin./opinion.al

Please follow and like us: