Albspirit

Media/News/Publishing

Sondazhi: Serbia, rreziku më i madh për gjysmën e qytetarëve të Ballkanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë vendin më aleat për shumicën e qytetarëve në Kosovë dhe në Shqipëri – ndërsa rrezikun më serioz për pjesën më të madhe të të anketuarve në Serbi dhe në Malin e Zi, ka treguar një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan. Përderisa Rusia cilësohet aleatja më e rëndësishme për shumicën e serbëve, qytetarët e tri prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e shohin Serbinë si rrezikun më të madh për vendin e tyre.

Table with 3 columns and 16 rows.
Pyetja: Cilin vend e konsideroni aleatin më të rëndësishëm për shtetin tuaj?
Kosova 😍  SHBA-në
Shqipëria →  SHBA-në
Bosnje e Hercegovina →  Turqinë
Mali i Zi →  Serbinë
Maqedonia e Veriut →  Serbinë
Serbia →  Rusinë
Pyetja: Cilin vend e konsideroni rrezikun më serioz për shtetin tuaj?
Kosova 😡  Serbinë
Shqipëria →  Serbinë
Bosnje e Hercegovina →  Serbinë
Mali i Zi →  SHBA-në
Maqedonia e Veriut →  Bullgarinë
Serbia →  SHBA-në