Rudina Muharremi Beja: MË DUHET TË SHKOJ
Më duhet të shkoj larg egos tënde
për të mbetur atje pasqyrave të shpirtit.
të ndjek pulëbardhat që cekin qiejt
e zbresin jetën të gjejnë liqenit.
Anijet ëndërrimtare tek shkojnë të ndjek
ujërave të panjohura me të vetmen shpresë
për t’u kthyer sërish Itakës që pret
ku një diell çel syrin mes resh.
Më duhet të shkoj pa bujë e zhurmë
ditës që vdes me muzgun e thyer
vështrimin për ta kthyer në harresë
tek dhimbja prek ashtin e fanitet syrit.
Më duhet të shkoj
Më trembin cektinat.
Please follow and like us: