Kongresi i SHBA-së miraton projektligje gjithpërfshirëse që shënjestrojnë regjimin e Iranit
Në një demonstrim të vendosur të unitetit dypartiak në kundërshtimin e regjimit iranian, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i Shteteve të Bashkuara kanë miratuar “Aktin e Shekullit të 21-të të Paqes Përmes Pushtetit“, një projektligj i propozuar nga kryetari Michael McCaul i Komitetit të Punëve të Jashtme. Kjo mbështetje dërrmuese nga të dyja palët nënvizon seriozitetin e çështjes dhe angazhimin e përbashkët për ta adresuar atë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, miratoi projektligjin, duke e forcuar më tej rëndësinë e tij.
“Akti i Shekullit të 21-të i Paqes Përmes Pushtetit” është një ligj gjithëpërfshirës me 15 seksione, gjashtë prej të cilave synojnë në mënyrë specifike të kundërshtojnë aktivitetet malinje të regjimit iranian dhe janë si vijon:
-
- Akti SHIP: “Heqja e mbrojtjes për naftën e Iranit.”
- AKTI MAHSA “Zbatimi i sanksioneve kundër Udhëheqësit suprem (Khamenei), Presidentit të Iranit (Ebrahim Raeesi) dhe zyrtarëve të tyre për shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbështetje të terrorizmit (Projektligji Mahsa)
- “Jo teknologji për terror.”
- 4. AKTI PËR LLOGARIDHËNIEN E LIDERËVE TË IRANIT: Projektligji “Fajësimi i liderëve të regjimit iranian.”
- Projektligji për Sanksionet Iran-Kinë: Projektligji ” Sanksionet ndaj institucioneve të huaja financiare në lidhje me blerjen e naftës dhe produkteve të saj dhe me dërgesat e paidentifikuara nga Irani.
- 6. Projektligji i Sanksioneve të Energjisë Iran-Kinë: Projektligji “Sanksionet ndaj institucioneve të huaja financiare në lidhje me blerjen e naftës dhe produkteve të naftës dhe ngarkesave të panjohura nga Irani” (Projektligji i Sanksioneve të Energjisë Iran-Kinë)
Qëllimi i “Akti për Ndalimin e Mbajtjes së Naftës Iraniane “ ose “Akti SHIP” është të zvogëlojë të ardhurat e regjimit iranian nga eksportet e naftës, të ardhura që financojnë terrorizmin në rajon. Ai synon të vendosë sanksione ndaj subjekteve të huaja që ndihmojnë regjimin, d.m.th., portet e huaja që pranojnë me vetëdije dërgesat e naftës iraniane, rafineritë që përpunojnë me vetëdije naftën iraniane, individët dhe kompanitë e përfshira në transportin, shkarkimin apo në procese të tjera që kanë të bëjnë me naftën iraniane, përfshirë transfertat ndërmjet anijeve. Përfaqësuesi Michael Lawler i Nju Jorkut prezantoi për herë të parë Aktin SHIP.
Akti për Kundërshtimin dhe Luftimin e Eksportit të Shfrenuar të Raketave Iraniane, i njohur gjithashtu si “Akti LUFTO KRIMIN”, synon të pengojë zhvillimin dhe përhapjen e raketave balistike dhe dronëve në Teheran. Ai sanksionon individët dhe subjektet që blejnë, transferojnë, zhvillojnë ose mbështesin raketat dhe dronët e regjimit, duke përfshirë furnizimin e materialeve, pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta zhvillimi ose importin/eksportin e pajisjeve përkatëse. Ky projektligj në mënyrë specifike “kërkon zgjerimin e kufizimeve në lidhje me raketat, kufizime të përcaktuara në Aneksin B të Rezolutës 2231 (2015) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, përdor “të gjitha autoritetet në dispozicion për të kufizuar mundësitë e prodhimit vendas të raketave balistike në Iran”, lufton dhe pengon “transferimin e armëve, pajisjeve, materialeve dhe teknologjisë konvencionale dhe jokonvencionale drejt Iranit, nga Irani, ose që përfshin qeverinë e Iranit.” Ky projektligj u prezantua fillimisht nga Kryetari Michael McCaul i Teksasit.
Akti Mahsa Amini për të Drejtat e Njeriut dhe Llogaridhënien e Forcave të Sigurisë, i njohur gjithashtu si “Akti MAHSA”, thekson rolin e Ebrahim Raisit si dikush që “ka mbështetur shtypjen më të fundit ndaj protestuesve dhe është vetë një dhunues i të drejtave, pasi ka shërbyer në një “komision të vdekjes” në vitin 1988 që çoi në ekzekutimin e disa mijëra të burgosurve politikë në Iran.” Ky akt, të cilin e prezantoi për herë të parë Përfaqësuesi Jim Banks i Indianës, synon të sanksionojë zyrtarët e regjimit iranian për abuzime të të drejtave të njeriut dhe mbështetje të terrorizmit. Këtu përfshihen Udhëheqësi Suprem Khamenei dhe zyrtarët e tij, Presidenti Ebrahim Raisi dhe zyrtarët e tij, si dhe entitete të mbikëqyrura nga zyra e Udhëheqësit Suprem të lidhura me abuzimet e të drejtave të njeriut ose terrorizmin. Ndër ata që mund të bëhen subjekt i sanksioneve përfshihen “Udhëheqësi Suprem i Iranit dhe çdo zyrtar në Zyrën e Udhëheqësit Suprem të Iranit. Presidenti i Iranit dhe çdo zyrtar në Zyrën e Presidentit të Iranit ose në kabinetin e Presidentit, duke përfshirë ministrat e kabinetit dhe nënkryetarët ekzekutivë.” Gjithashtu mund të përfshihen “çdo entitet, përfshirë fondacionet dhe konglomeratet ekonomike, i mbikëqyrur nga Zyra e Udhëheqësit Suprem të Iranit, i cili është bashkëpunëtor në financimin ose mundësimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut apo mbështetjes për terrorizmin”. Si dhe “çdo zyrtar i çdo entiteti që zotërohet ose kontrollohet nga Udhëheqësi Suprem i Iranit ose Zyra e Udhëheqësit Suprem të Iranit”. Këtu përfshihen Gjyqësori, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), forca të tjera represive nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Forcat Basij.
“Akti Jo Teknologji për Terror” i bën të përhershme kufizimet ekzistuese të kontrollit të eksportit të SHBA që ndalojnë transferimin e teknologjisë së prodhuar nga Amerika drejt regjimit iranian, i cili e përdor këtë teknologji për të ndërtuar sisteme armësh si dronët dhe raketat. Ky projektligj u prezantua fillimisht nga Përfaqësuesi Nathaniel Moran nga Teksasi.
“Akti i vitit 2024 për Llogaridhënien e Liderëve Iranianë” synon të rrisë transparencën në lidhje me financat e liderëve të regjimit të Iranit. I prezantuar fillimisht nga Përfaqësuesi French Hill i Arkansas, projektligji kërkon një raport nga Presidenti mbi pasuritë e disa zyrtarëve të regjimit iranian dhe udhëheqësve terroristë. Projektligji kërkon që institucionet financiare amerikane të mbyllin llogaritë e raportuara dhe Departamenti i Thesarit të kërkojë mbylljen e llogarive të tilla në institucionet financiare të huaja. Ata që i nënshtrohen një raporti të tillë përfshijnë 21 individë ose anëtarë të institucioneve, si Lideri Suprem, Presidenti, Këshilli i Gardianëve, Këshilli i Përshtatshmërisë, Ministri i Inteligjencës dhe Komandanti dhe Zëvendëskomandanti i IRGC-së.
“Akti i vitit 2023 i Sanksioneve të Energjisë Iran-Kinë” synon të kufizojë blerjen e naftës ose produkteve të naftës të regjimit iranian. Ai shënjestron institucionet financiare kineze që merren me blerjet e naftës iraniane. Përfaqësuesi Michael Lawler i Nju Jorkut e prezantoi për herë këtë parë.