Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Malvina Tema: Zgjedhjet në SHBA dhe Donald Trump

Një sërë debatesh/përplasjesh politike kanë formësuar peizazhin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Partitë ngrihen si përgjigje ndaj sfidave unike dhe ideologjive të ndryshme të periudhave specifike. Kërkimi i lumturisë përmes pushtetit në politikë historikisht është shënuar nga kriza dhe një mungesë besimi themelor. Këtë herë, përsëri, ka një luftë midis presidentit aktual dhe opozitës, dhe më drastikisht në mënyrë paraprake brenda vetë opozitës. Ekziston një mendim i përgjithshëm se mundësia për t’u pasuruar u jepet në radhë të parë atyre me pushtet politik ose atyre me lidhje e me rrjete-network. Gjatë çdo harku kohor në zgjedhje, vihet re një rritje e fluksit të parave në treg dhe një rritje e aktivitetit jashtëligjor. Duke vepruar kështu, subjektet extra-ligjore mund të bëjnë pazare me politikanë, duke ofruar mbështetje politike në këmbim të mbrojtjes dhe favoreve. Mund të hapet një “Kuti e Pandorës” e shkeljeve (të politikës së brendshme dhe të jashtme) dhe lidhjeve network. Situata politike e lidhur me zgjedhjet presidenciale po dominon diskursin publik në SHBA, siç ndodh shpesh në vendet ku kërkohen zgjidhje të rrepta politike për çdo çështje të mbartura në kohë. Pavarësisht retorikës politike, vazhdojmë të përballemi me sfida, ku diskursi politik dhe parametrat e tij mbeten të pandryshuar në parim. Për më tepër, në aspektin e politikës së jashtme, pushtimi i Ukrainës ka hedhur një hije pasigurie mbi sigurinë globale. Është shumë e rëndësishme të merret parasysh dilema nëse sistemi partiak amerikan e ka forcuar apo dobësuar procesin zgjedhor me kalimin e kohës. Sigurisht që Presidenti aktual e ka dobësuar sistemin në përgjithësi. Partitë politike kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane gjatë historisë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të lundrojnë në terrenin e tyre kompleks politik, roli i partive politike në procesin zgjedhor mbetet një temë e diskutimit dhe debatit të vazhdueshëm. Për t’u konsideruar të kualifikuar për postin e Presidentit të SHBA-së, kandidatët duhet të plotësojnë kriteret bazë të mëposhtme: të jenë shtetas natyral të lindur në Shtetet e Bashkuara; të jetë së paku 35 vjeç; të kenë banuar në Shtetet e Bashkuara për të paktën 14 vitet e mëhershme. Presidentët e SHBA-së nuk mund të rizgjidhen më shumë se një herë, që do të thotë se ata mund të shërbejnë vetëm dy mandate katërvjeçare, me një maksimum prej 8 vjetësh. Donald Trump përshtatet në të gjitha kriteret e më tej si kredenciale. Presidenti i parë i SHBA ishte George Uashington nga viti 1789 deri në 1797. Presidenti aktual i SHBA është Joe Biden ndërkohë që pret garën e Donald Trump si kandidat i ardhshëm presidencial. Për një fushatë të suksesshme politike, një kandidat i fortë e strategjik duhet të përdorë 60% të përpjekjeve drejt strategjisë dhe 40% drejt zbatimit të përgjithshëm ekzekutiv; në një përpjekje totale me vlerë 40% të investimit, nëse shanset janë besueshëm të mira. Për shembull, Donald Trump për t’u siguruar që është në rrugën e duhur, duhet të fillojë të planifikojë strategjinë prej 60% që në fillim. Duke vepruar kështu, ai vendos veten në situatë për sukses dhe krijon një udhërrëfyes për t’u ndjekur, në një kombinim të fuqisë dhe pasurisë. Para se të formulohet një strategji e suksesshme e fushatës politike, duhet të trajtohet një vlerësim gjithëpërfshirës i peizazhit politik. Në fushatë dhe më tej, duhet të merren parasysh faktorët kryesorë të mëposhtëm: Klima politike, e djathta dhe e majta; Demografia në zhvillim; Çështjet dhe opinionet kryesore; Influencat dhe Ndikimi-Publik e Privat; Media; Çështjet e ndjeshme të politikës së jashtme (NATO dhe Ukraina). Këshilla për fushatën e Donald Trump është që të organizojë përpjekjet paraprake për fushatën me softuer të fuqishëm, në një strategji të përpunuar të shumës zero. Kërkohet përmirësimi i perspektivave dhe organizimit i ekipit, thjeshtimi i komunikimit dhe fitimi i një debati konkurrues në një perspektivë ku fituesi i merr të gjitha. Kjo duhet të përkthehet dhe të transpozohet në veprim dhe në terma realë-politik, por ky nuk është domeni im për shpjegim më tej…

Please follow and like us: