Bashkim Saliasi: MOLLË E KUQE
Në Tomor ku mblidhen retë,
jetojnë perënditë për shumë vjet,
rreth e qark banorët mblodhi,
nga Mollë e kuqe në Skrapar i solli.
Në çdo kodër, në çdo arë,
gjenden varret e banorëve të parë.
këtë e thotë historia,
mbuluar me shkarpa e dëllinja.
Mollë e kuqe, emër nderi,
Shqiptarë kudo që jeni,
Skraparin me këmbë po të shkelni.
historinë e të parëve tanë do e gjeni.
Histori, s’mohohet gjaku,
gojë më gojë vjen nga plaku.
në gjini fjala përcillet,
trashëgim brezave u lihet.
Shqipëria, Dardania
s’ka si harrohet Çamëria,
trevat kërkojnë drejtësi,
bashkohuni o shqiptarë, jeni një.
Nuk ka komb me dy flamurë,
që flasin të njëjtën gjuhë.
mblidhni mendjen ta bashkoni,
Mollën e kuqe ta gëzoni…
Gusht 2023.
Please follow and like us: