Albspirit

Media/News/Publishing

Binak Kelmendi: Rënia e Vëllait për Liri  

 

 

(Për vëllanë, Halil Ali Kelmendi – në 25 vjetorin e rënies)

 

Vëllai u vra ngritur

Pak para se të binte Liria

Pak kohë pasi nëna u frikësua nga ardhja e sërishme e luftës

Më vonë sesa babai e deshti Kosovën e lirë

 

Dhe as

Babai as

Nëna as

Unë as

Vëllai

Nuk qemë aty

 

Vëllai u vra pipë në këmbë krejtësisht i vetmuar

Nuk e di se si

Për Liri

 

Dhe Liria ra në një mëngjes të hershëm

Me mugëtirë dhe me shumë krisma pushke

Pa vëllanë

Pa nënën

Pa babanë

Dhe unë qesh aty

Shumë vonë

Pasi shkova arrita mora pjesë

Në rivarrim

 

Dhe nuk mbajta fjalim

Dy varre dhe tri kurora

Janë pak për Ty, Vëlla!

 

E Ti nuk kërkove asgjë më shumë

Se sa Lirinë lumë.

 

(2 maj, ’22.  Im vëlla, Halil Ali Kelmendi, 1941- 1999 u vra nga serbët, për Liri, më 2 maj 1999 në Llabjan të Pejës).

Please follow and like us: