Albspirit

Media/News/Publishing

Mirela Kanini: Njerëzit e bukur…

Nuk ka njerëz më të bukur se njerëzit bujarë ose kavalierë siç i quajmë ndonjëherë. Ata që japin sepse e kanë këtë tipar dhunti nga natyra. Këta njerëz janë të dallueshëm edhe nga pamja fizike. Ata kanë një ecje plot vetbesim dhe janë të çiltër në bisedë, me humor të mirë në krahasim me cingunët, dorështrënguarit që janë zakonisht të kërrusur dhe grindavecë. Ne e anashkalojmë këtë tipar thelbësor të karakterit të njeriut, por që është vendimtar për të njohur botën e brendshme të tyre. Sepse njerëzit bujarë përveç që janë zemërbardhë e zemërmirë, janë të tillë me gjithçka që ata ofrojnë. Ata dinë të duan dhe japin shumë dashuri, dinë të respektojnë, dinë të përkujdesen, janë të dhembshur, jetojnë pa pengje e pendime, janë vendimmarrës dhe i karakterizon llogjika e fortë dhe e qëndrueshme, janë mendjehapur dhe nuk kanë as frikë dhe as komplekse të shprehin mendimet e tyre. Janë të besueshëm dhe instiktivisht njerëzit gravitojnë drejt tyre. I karakterizon pozitiviteti dhe mirësia dhe kanë një energji të jashtëzakonshme që të bën të duash ti kesh pranë, ndaj ata zakonisht gëzojnë respektin e të gjithëve. Ndërsa njeriu cingun është e kundërta e njeriut bujar. Ai është dorështrënguar në gjithçka jo vetëm në para, por sidomos në dashuri. Ata të gjitha marrëdhëniet e tyre shoqërore i bazojnë në të mirat materiale. Të gjithë kemi të bëjmë çdo ditë me të dy llojet e këtyre karaktereve. Nuk duhet krahasuar kurrë kursimtari me dorështrënguarit sepse nuk është e njëjta gjë. Amerikanët me shprehjen “ is nothing worse then a cheap person” kanë thënë gjithçka…

Please follow and like us: