Astrit Lulushi: Nxënës
Për të ushtruar intelektin, njeriu duhet të lexojë histori; të studiojë veprimet e njerëzve të shquar, për të parë se si kanë përballuar veten në situata të vështira; për të shqyrtuar shkaqet e fitores dhe disfatës së tyre, në mënyrë që të shmangë të dytën dhe të imitojë të parën.
Të bëjë siç bëri një njeri i shquar, i cili mori shembull atë që kishte qenē i famshëm përpara tij dhe arritjet dhe bëmat e të cilit i mbante gjithmonë në mendje.
Aleksandri i Madh imitoi Akilin, Çezari Scipion dhe ky Kirin. Dhe kushdo që lexon jetën e Aleksandrit do të kuptojë më pas jetën e Cezarit se si imitoi Aleksandrin dhe se si në dashamirësi, humanizëm dhe bujari Scipio u përshtat me ato gjëra që ishin shkruar për Kirin nga Ksenofoni.
Sot, një udhëheqës i mençur duhet të respektojë disa rregulla të tilla dhe kurrë në kohë paqësore të mos kënaqë veten, ose të merret me gjëra të vogla, ose lëvdata, që nuk i takojnë, por të mirëmbajë apo të rrisë burimet, kështu, fati ka mundësi ta gjejë të përgatitur për të rezistuar goditjet.
Njeriu duhet të ketë njohuri për natyrën dhe të arrijë të zbulojë se si malet ngrihen, si hapen luginat, si shtrihen fushat. Së pari, mëson të njohë njerëzit për të qenë i aftë të marrë përsipër mbrojtjen e tyte; më pas, me anë të njohjes dhe vëzhgimit, ai kupton me lehtësi çdo gjë tjetër që mund të jetë e nevojshme për të studiuar më pas; sepse njerēzit, malet, kodrat, luginat dhe fushat e lumenjtë kanë njëfarë ngjashmërie me ato të vendeve të tjera; me njohjen e aspektit të një vendi mund të arrihet lehtësisht në njohuri të të tjerëve.
Dhe njeriut, të cilit i mungon kjo aftësi, i mungon thelbësorja; ka hequr dorë nga të nxënët; ka braktisur shkollën.