Astrit Lulushi: Kushte ekstreme
Çfarë dimë për kufijtë e jetës? Sa larg mund të shkojë ajo dhe si përkthehet në aftësinë për t’u përshtatur?
Disa ekstremofile janë përshtatur me mjediset e tyre në një shkallë të tillë që mund të ripërtërihen. Të tjerë, megjithatë, do të preferonin të jetonin në vende më pak intensive.
Përmes inxhinierisë gjenetike dhe qelizore, shkencëtarët mund t’i bëjnë astronautët të jetojnë në kushte më ekstreme, dhe të krijojnë një kopje të përsosur të Tokës, për ta vizituar një ditë. Kjo mbetet një ëndërr.
Ndërsa disa zona në Mars mund të përshtaten me ekstremet e temperaturës së Tokës, planetët e tjerë si Venusi janë shumë më të nxehtë sa edhe temperatura më e nxehtë e regjistruar në Tokë.
Në Projektin Extreme Microbiome, të NASA-s dhe në Laboratorin Mason në Weill Cornell Medicine, një grup shkencëtarësh po punojnë për të veçuar kushtet në të cilat jeta e Tokës mund të mbijetojë, si dhe për të zbuluar mekanizmat biokimikë që mundësojnë që kjo të jetë e mundur.
Pasi të jenë kuptuar këto, njerëz, apo edhe organizma do të dërgohen në botë të tjera për të siguruar mbijetesën e tyre.
Sipas një teorie të funfit, jeta në Tokë filloi me termofile në dyshemenë e oqeanit, dhe tani mund të gjendet në burimet e nxehta, ku termofilet riprodhohen në temperatura deri 400 gradë C.
Pastaj janë psikrofilët që përshtaten ndaj të ftohtit, duke i bërë të duan klimat e Arktikut dhe Antarktikut. Proteinat e tyre, në përgjithësi, kanë më shumë glicinë, ruajnë fleksibilitet më të madh, dhe reduktojnë ndërveprimet e tyre intramolekulare me proteinat e tjera.
Një studim në vitin 2014 (nga Christner et al.) gjeti disa specie arkeale në Antarktidë që vazhdojnë të jetojnë për miliona vjet në mungesë totale të dritës së diellit ose erës; këto përshtatje tregojnë se ato mund të mbijetojnë edhe në Titan.
Radiofilët mund t’i rezistojnë niveleve të larta të rrezatimit bërthamor.
‘Supernjeriu i baktereve’, Deinococcus radiodurans, mund t’i rezistojë rrezatimit deri në 5,000 Gy, ndërsa Thermococcus gammatolerans mund të mbijetojë edhe në nivele më të larta (30,000 Gy). Të dy mund të gjenden të varur në ujërat ftohëse të termocentraleve bërthamore.
Deri në vitin 2201, aftër 2 shekuj nga tani, shkencëtarët premtojnë do të kenë gati një katalog të plotë të aftësisë së Tokës për të lulëzuar edhe në kushtet më ekstreme. Sigurisht, nëse nuk ndodh gjë deri atëherë dhe njeriu nuk përpiqet të bëhet Zot, si në kohën kur u vu të ndërtojë kullën e Babelit.
Please follow and like us: