Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Flutur

Insektet me flatra, s’bëjmë dot pa ato, kur janë çuditërisht të bukura.
Flutura më e rrallë, dhe uragani më intensiv në historinë e brigjeve të Atlantikut janë regjistruar në Florida.
Deri në vitin 1900, Miami, strehoi disa qindra deri në disa mijëra njerëz. Rritja e vendbanimeve dhe fillimi i zhvillimit përkoi me zbulimin e një prej fluturave vendase të zonës, Swallowtail i Schaus (Heraclides aristodemus ponceanus).
Bazuar në një flutur individuale në 1898, entomologu William Schaus botoi një artikull për të njoftuar zbulimin. “Swallowtail i Schaus-it” u quajt; është e madhe dhe me bisht të prerē si i dallendyshes. Shiritat e krahëve të verdhë dallohen në një sfond të zi.
Menjëherë pas zbulimit, kjo lloj fluture thuajse humbi. Në fillim të viteve 1920, “Bishtdallëndyshja e Schaus-it” u zhduk; dhe më pas u ringjall për herë të parë.
Menjëherë pas zhdukjes nga kontinenti, ajo u rishfaq në Florida Keys. Në dekadën që pasoi u pa në Key Largo dhe Matecumbe Key, 50 km më në perëndim. Kjo specje cilësohet e rrezikuar, dhe tani janë të kufizuara kryesisht në Parkun Kombëtar Biscayne.
Pas rizbulimit, fatkeqësia goditi përsëri. Në vitin 1935, një shqetësim natyror, goditi habitatin e Swallowtail-it të Schaus-it. Uragani i Majit të vitit 1935, ishte uragani më intensiv i Atlantikut që ka rënë në tokë në historinë e regjistruar.
Në vitin 1940, Florence Grimshawe paralajmëroi vdekjen e Swallowtail të Schaus-it. Artikulli i saj “Vendi i pikëllimit: Flutura më e rrallë në botë”, parashikoi se Swallowtail Schaus-it do të vdiste. Ajo shkroi: “Matecurnbe, në gjuhën i indianëve të zhdukur, ka legjendë dhe mister që mund të ketë një kuptim të veçantë – Trishtimi i zhdukjes së një specieje”.
Kur duna e rërës ra, shirat nën  furinë e uraganit pushuan, dhe dallgët u qetësuan flutura me ‘bisht dallëndyshe’ u rishfaq përsëri, por me pakicë; vlerësimet aktuale të numērit të saj variojnë midis vetëm 800 dhe 1200 fluturave.
Please follow and like us: