Dea Toçi: REFLEKTIM
Këtu dhe tani!
Çdo gjë tjetër është puhizë pranverore
që zhduket para syve më shpejt se vjen,
dallgët e së ardhmes askush s’i ka provuar
ndodh që i kalon e herë në to ngel.
Këtu dhe tani!
E shkuara s’më ngroh
tek sillem përpëlitem t’i gjej ndonjë kuptim,
i kthehem memories dhe veten shpesh e shoh,
hero për shumë fitore herë rob në dështim.
Këtu dhe tani!
Kur jeta më ul këmbëkryq para vetes
unë dhe mendimet në një tavolinë,
i djegim të gjitha vetëm me një shkepëse
mbushem frymëplot, këtu dhe tani!
Please follow and like us: