Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Vite të shkuara

Vitet 1970 ishin një dekadë historike, pa të cilën jeta moderne do të ishte e panjohur. Ndërsa revolucioni kulturor që hodhi rrënjë në vitet 1960 përparoi, në vitet ’70 bëri hapa të mëdhenj përpara.
Kjo epokë e trazuar shënoi gjithashtu fundin e Luftës së Vietnamit dhe pa një nga skandalet më të mëdha politike në historinë e SHBA, Watergate. Ndërkohë, ndryshimi i kulturës solli një valë të re kinemaje, zhanre të tëra muzikore dhe momente ikonike që formuan rrjedhën e historisë.
“Njerëzit duhet të dinë nëse Presidenti i tyre është mashtrues…” dhe pas pak, Nikson dha dorëheqjen.
“Mund të thuash se jam ëndërrimtar /Por nuk jam i vetmi / Shpresoj që një ditë të bashkohesh me ne” këndonte John Lennon, në “Imagine”, që përmblidhte ëndrrën e paqes botërore që përshkoi dekadën.
“Kërcënimi është pothuajse i padukshëm në mënyra të zakonshme. Është një krizë besimi. Është një krizë që godet vetë zemrën, shpirtin dhe
vullnetit tonë”, thoshte presidenti Carter, të cilit iu mohua oferta për për t’u rizgjedhur në 1980
“Forca do të jetë me ju. Gjithmonë”
shpehen George Lucas, në Star Wars”, një nga filmat më të njohur të dekadës.
“Nëse je vëlla apo nëse je nënë / Po qëndroni gjallë” kêndonte
Bee Gees, “Stayin’ Alive”, një këngë që përcaktoi brezin e diskove.
“Më pëlqen era e napalmit në mëngjes”, shprehej me sarkazëm.
Francis Ford Coppola në filmin “Apokalipsi tani”.
“Në rregull, Houston, kemi pasur një problem këtu”, komunikoi
astronauti Jack Swigert, kur ekuipazhi i Apollo 13 përjetoi një shpërthim të rrezikshëm gjatë rrugës për në hënë. Fraza u bë e modës.
“Njëzet e njëzet e njëzet e katër orë për të shkuar / Unë dua të qetësohem ” thoshte kënga.
“I Wanna Be Sedated” nga Ramones, një grup në krye të lëvizjes punk rock.
“Do të doja t’i mësoja botës të këndojë / Në harmoni të përsosur / Do të doja t’i bleja botës një kola / dhe t’i bëja shoqëri”. Ishte reklama “Hilltop” e Coca-Colës, e konsideruar si një nga reklamat më të mëdha televizive të realizuara ndonjëherë
“Nëse nuk jemi rojet e vëllait tonë, të paktën të mos jemi xhelatët e tij”, tha Marlon Brando, pasi refuzoi Oscarin për aktorin më të mirë në shenjë proteste ndaj trajtimit amerikan të amerikanëve vendas.
The Sugarhill Gang, “Rapper’s Delight”, ishte kënga e parë hip-hop që fitoi vëmendje të gjerë.
“Nuk mendoj se do të ketë një grua kryeministre në jetën time”, tha Margaret Thatcher, gjashtë vjet përpara se të bëhej gruaja e parë kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar në 1979.
Këto ndodhnin në vitet 1970, kur ne mblidhedhim me frikë rreth televizorit për të parë Sanremon.

Please follow and like us: