Albspirit

Media/News/Publishing

PËRFAQËSUESIT E UNIVERSITETIT “DŽEMAL BIJEDIĆ” NGA BOSNJA E HERCEGOVINA MBAJNË LIGJËRATË NË KOLEGJIN AAB

17 Maj 2024

Prorektori për çështje mësimore Rijad Novakovic dhe dekani i Fakultetit të Sporteve Ekrem Colakhodzic, nga universiteti “Džemal Bijedić” Bosnje e Hercegovinë, kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit.

Kjo ligjëratë u mbajt si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit në Kolegjin AAB, ndërsa tema e saj fokusohej në programet studimore të dy vendeve, mundësitë e shkëmbimit të studentëve, metodologjitë e reja të programeve sportive etj.

Studentët parashtruan pyetje rreth mundësive të ndjekjes së studimeve për një semestër si dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta sportive afatshkurtra, me universitetin “Džemal Bijedić”.

Përfaqësuesit e universitetit “Džemal Bijedić” nga Bosnja e Hercegovina mbajnë ligjëratë në Kolegjin AAB

Please follow and like us: