Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ndjenja

Kalimtare janë të gjitha gjërat që nuk kanë ekzistuar, ose kanë pasur një fillim, siç janë ndjenjat.

Dashuria lind nga ideja dhe njohuria që kemi për një gjë; sa më e lavdishme, aq më e madhe është (jo të gjithë sendet a njerëzit).
Në dy mënyra mund të çlirohemi nga dashuria: duke njohur diçka më të mirë, ose kur ajo sjell shumë fatkeqësi; pasojat janë njerëz, familje të prishura, fëmijë të braktisur, të pangrënë, endacakë  (lypsa).
Karakteristikë e dashurisë është edhe se nuk mendojmë kurrë të emancipojmë veten, si nga befasia dhe pasioni; sepse është e pamundur, dhe njëherësh e nevojshme.
Është e pamundur sepse nuk varet nga ne; është e nevojshme sepse nëse nuk dinim asgjë, është e sigurt se nuk do të ishim asnjë. Nuk mund të ekzistojmë pa shijuar diçka me të cilën bashkohemi.
Natyra jonë nuk forcohet aspak përmes dashurisë. Sepse i dashuri ashtu edhe ajo që dashurohet bëhen një, ose së bashku përbëjnë tërësi. Duke qenë se këto janë përtej fuqisë së tyre, ata i nënshtrohen shumë aksidenteve; është e pamundur të jesh i lirë nga këto afekte.
Ata që duan gjëra kalimtare, janë kaq të mjerë, në kërkim të nderit, mburrjes, pasurisë dhe kënaqësive, të cilat nuk kanë asnjë vërtetësi.
Le të mjaftojë kjo për të na treguar se si Arsyeja na mëson të qëndrojmë larg gjërave kaq të shpejta; brenda tyre kanë helmin dhe të keqen fshehur.
Nuk dua të them se jemi një kauzë e lirë që nuk varet nga asgjë tjetër.
Disa gjëra janë brenda nesh, flasim për fuqinë tonë, se mund të prodhojmë si edhe Natyra, pjesë e së cilës jemi.
Please follow and like us: