Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Shpirti

 

Nga e ka origjinën, ndryshimin dhe kohëzgjatjen? – A është i vdekshëm a i pavdekshëm? Shpirti është ide e të menduarit, që lind nga realiteti dhe ekziston në Natyrë. Sa më shumë që di, aq më i ndjeshëm njeriu bëhet. Dhe prej dijes rrjedh kohëzgjatja dhe ndryshimi.
Shumë vende janë të zhvilluara sot sepse kujdesen për të gjithë të mësojnë; jo si në kohën e diktaturës, kur edukimi i lartë ishte vetëm për ata, familjet e të cilëve i shërbenin a i kishin shërbyer regjimit.
Në të njëjtën kohë, Shpirti mund të bashkohet me trupin e të cilit është Ideja, ose me Zotin, pa të cilin as mund të jetë dhe as të njihet. Nga kjo pra, mund të shihet, se, nëse është i bashkuar vetëm me trupin dhe ai trup ndodh të humbasë, atëherë Shpirti duhet të humbasë gjithashtu; sepse kur privohet nga trupi, që është themeli i tij, duhet të humbasë bashkë me të. Por nëse bashkohet me ndonjë gjë tjetër që është dhe mbetet e pandryshueshme, atëherë, përkundrazi, edhe Shpirti mbetet i pandryshueshëm dhe i qëndrueshëm. Sepse, përmes çfarë do të jetë e mundur të humbasë? Jo nëpërmjet vetes; sepse aq pak mund të fillojë të ekzistojë përmes vetvetes kur nuk ekzistonte ende; aq pak mund të ndryshojë ose të zhduket nëpërmjet vetvetes, tani që ekziston.
Rrjedhimisht, ajo gjë që është vetëm shkaku i ekzistencës, duhet gjithashtu (kur do të zhduket) të jetë shkaku i mosekzistencës, sepse ndodh të ndryshojë vetë ose të humbasë.
Please follow and like us: