Albspirit

Media/News/Publishing

Arta Zajmi: DROMCA DASHURIE

 

Sonte mbretëron mbrëmje e qetë,

Në intuitën time m’u shfaqe ti,

M’u sollën vërdallë shumë kujtime,

Aty ku në qetësinë e mbrëmjes,

Përpiqem ta shuaj mallin,

Atë që vetëm zemra e rënduar e di.

Pak ngrohtësi që stufa lëshon,

Bredh në mendimet e librit tim,

Të gjej ty në faqet e tij.

Pothuajse më mbeten ca dromca,

Vetëm për të mos e harruar imazhin tënd,

Në qënien time s’tretet e bukura dashuri,

Shfletoj faqet e tij, pa u ndalë,

Përskaj kopshtit të dremitura ca gjethe qëndrojnë,

Me ngjyrat e tyre thurr mozaikun e ditëve te mia.

S’dua t i lë në harresë ato fjalë e kujtime,

Diçka fle ende në zemrën time.

Në dritën e zbehtë të abazhurit them,

Më je inspirimi im, në çdo çast,

Në çdo frymëmarrje, në çdo  stinë,

Se dashuria s’flet dot,

Ajo ndihet në dromcat e saj,

Që të mos i ngjajë kësaj vjeshte me shi,

Në stuhinë e dimrit të acartë  dëshirë e kahmotshme.

Them se të dua, të mbroj,

Ty që i jep jetë ditëve të mia,

Motivi i kohëve të bukura,

Të ëndërroj të të kem pranë,

Pjesa e lumturisë sime.

Do të mbtetsh dromcë e pathyer,

Ti dashuri e ditëve të mia.

Please follow and like us: