Eksperti i mirënjohur austriak: Çfarë duhet të bëj Perëndimi ndaj Serbisë agresive
Gerald Knaus, themelues i Nismës Evropiane të Stabilitetit, është shprehur se vendet perëndimore duhet t’i marrin seriozisht qëllimet agresive të Serbisë.
Ai tha gjithashtu se deklaratat e zyrtarëve serbë për të hyrë me forcë në Kosovë, gjoja do të mbrojnë serbët në Veri, duhen dënuar me forcë nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë.
“Pyetja është vërtet për Shtetet e Bashkuara. Ata i futën në listën e sanksioneve bazuar në prova. Ata nuk e bënë këtë rastësisht. U befasova kur pashë reagimin shumë të dobët nga ambasadori amerikan në Beograd, por kjo varet nga Shtetet e Bashkuara. Ajo që mendoj unë, ka rëndësi për evropianët, për Bashkimin Evropian dhe për vëzhguesit e jashtëm. A është kjo deklaratë që këta ministra… kam një koleksion të tërë deklaratash të zëvendëskryeministrit Vulin, që ka bërë për Ballkanin? E kam fjalën për Aleksandër Vulin, i cili natyrisht ka qenë anëtar i spikatur i qeverive të ndryshme në role të ndryshme.
E kemi parë në Rusi, ku prej vitesh kemi shpërfillur deklaratat e presidentit rus. E kemi parë në Azerbajxhan, ku për vite dhe tani po shpërfillim deklaratat e qarta të presidentit të Azerbajxhanit që flet për Armeninë si territor që i përket Azerbajxhanit, po flet për Jerevanin, kryeqytetin dhe territore të tjera, Azerbajxhanin Perëndimor. Pra, merrini seriozisht këto deklarata dhe në rastin e Serbisë, kur ka një shpikje, trillim në mediet serbe dhe fjalimet e politikanëve për programe, masakra dhe valë dhune ndaj serbëve në Kosovë, të cilat s’ekzistojnë, ka ministra serbë të cilët shkojnë dhe vizitojnë ambasadat në Beograd dhe thonë se më shumë se 100 serbë janë vrarë në Kosovë që nga krijimi i qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti.
Shikoni statistikat, ne e dimë sepse në Kosovë ka më shumë organizata ndërkombëtare se në çdo territor tjetër për të vëzhguar dhe monitoruar. Pastaj shikoni statistikat zyrtare që janë të sakta dhe shihni se në 2.5 vitet e fundit, numri i serbëve të vrarë në Kosovë është 3. Të gjithë të dyshuarit janë serbët. Do të shihni se kjo është… Kosova ka një shkallë vrasjesh të krahasueshme me Skandinavinë. E shihni që kjo është propagandë. Pyetja është, pse po shpikni numra? Pastaj, fjalia tjetër e z. Vulin është: atëherë, duhet të mendojmë të hyjmë me forcë për të mbrojtur serbët nga kjo dhunë. Kjo duhet marrë shumë, shumë seriozisht dhe duhet bërë gjithçka për të komunikuar qartë me Beogradin. Kjo jo vetëm që do të ishte një ide e tmerrshme për Serbinë, por do të kundërshtohej fuqishëm në çdo mënyrë të mundshme nga i gjithë Komuniteti ndërkombëtar”, tha Knaus.