Albspirit

Media/News/Publishing

Ari Ukimeri: Gjeniut tē letërsisë shqipe

 

Argjiro Ukimeri, MA.SCI – Pedagoge

 

Jeronim De Radës

 

 

Karvanit Rilindas i prin

O gjeniu, mjekërr bardhë

Për atdhe jetën e shkrive

Në zemrat tona jeton i gjallë.

 

Ideolog i Rilindjes Kombëtare

Autor i shumë veprave me vlerë

Arbëresh i rapsodive shqiptare

Që nuk vyshken asnjëherë.

 

Penda jote e artë

Gjurmë la në letërsi

Lum kombi që të pati

Tè varfër do të ishim pa ty.

 

Skënderbeu i Pafan

E këngët e Milosaos

Janë testament ynë i gjallë

Për zgjuarësinë tënde të rrallë.

 

Katalizator i ndërgjegjes Kombëtare

Në mbarë Shqiptarinë

O më i madhi i të mëdhenjëve

Që lartësove Shqipërinë.

 

Në një dhomë shumë të errët

Në shtratin e vdekjes

Shqiptoi këto fjalë:

“Gjaku i Arbërit po shkon”

“Gjaku i Arbêrit po shkon”

 

Dhe mbylli sytë përgjithmonë.

 

Please follow and like us: