Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Histori


Partenoni

Në kohën e Homerit, hyjnitë nuk ishin më përfaqësues të ngjarjeve apo koncepteve të veçanta, por përkundrazi ndanin barrën e bashkëmoshatarëve të tyre hyjnorë. Një koloni e një qytet-shteti mund të ndante të njëjtën hyjni me qytet-shtetin tjetër; vendet dhe banorët mund të kishin ndryshuar ndjeshëm, duke rezultuar në ndryshimin edhe të përparësive apo nevojave; Perëndia Dhemetra kujdesej për të korrat në një qytet-shtet, dhe për ligjet në një tjetër.
Në kohën kur u përfundua Partenoni në mesin e shekullit të pestë pes, i ngjante kolonave individuale. Ndërsa secila kishte rolin e vet, ato shërbenin së bashku për të mbajtur një çati për të mbrojtur besimtarët nga dukuritë e natyrës. Panteoni u ngrit mbi themelet që pellazgët kishin hedhur më parë për t’u ngjitur më lartë nga ku mund t’u afroheshin më shumë perëndive.
Ka burime të panumërta se si këto mite kanë ndryshuar në breza. Ato që kanë mbetur pa zgjidhje janë vargjet që si një kafaz gjigant përbëjnë atë rrjetë kolonash hyjnore më vete. Këto hyjni dhe gjysmëperëndi paraqiten ashtu siç u kuptuan përmes miteve të thurura rreth tyre për të larguar frikën përmes konfliktit njerëzor dhe hyjnor, apo bashkëpunimin dhe kompromisin; për të ndihmuar në ndriçimin e thellësisë dhe gjerësisë së kuptimeve të shkrimeve që, përgjatë hapësirës dhe kohës, rezonojnë me ne, sepse ne i kemi jetuar ato kohë, në njëfarë kuptimi, ato janë historia jonë.

Please follow and like us: