Albspirit

Media/News/Publishing

Andrea Gudha: Vjen një kohë që bashkëbisedon me fotografinë…

 

 

 

Në këmbë (nga e majta në të djathtë): Prof. Fiqiri BASHA, Prof. Skënder ÇIÇO, Prof. Josif ADHAMI, Prof. Bajram PREZA, Prof. Zef SIMA, Prof. Munir KARAGJOZI, Prof. Thoma KRISTO.

Ulur (nga e majta në të djathtë): Prof. Flamur TARTARI, Prof. Gjergji MINGA, Prof. Andrea GUDHA

Prof. Dr. Gjergji Minga, njëri nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e biokimisë, ndër pedagogët më të mirënjohur të Fakukltetit të Mjekësisë Shqipëri – Kosovë, hulumtues i talentuar shkencor, intelektual patriot dhe erudit “mbylli sytë përgjithmonë”.

Në arkivin tim personal fotografik ka zerë një vend dinjitoz fotografia tepër sinjifikative, sëbashku me Prof. Gjergjin dhe me profesorët e tjerë të Fakultetit të Mjekësisë para 23 vjetësh.

Prof. Gjergji Minga, fatkeqësisht u shkëput dhe ‘fluturoi’ në parajsë për gjithmonë, u bashkua me pjestarët e tjerë në fotografi:me profesorët, themeluesit e kadetrave në Fakultetin e Mjekësisë UT (1952), me kolegët  dhe me miqtë e mi të mirë dhe të vyer,..

Shënim. Kjo fotografi, që përmban shumë kujtime të bukura intelektuale dhe akademike për mua, është realizuar në vitin 2001, me grupin kryesor të profesorëve për hartimin e  librit “ 50 vjet histori- Fakulteti i Mjekësisë UT”, fal inisiativës dhe vizionit perëndimor të ish dekanit të Fakultetit të Mjekësisë Prof. Mentor Petrela.

Please follow and like us: