Ambasada turke në Prishtinë ka një porosi për kosovarët
Ambasada e Turqisë në Kosovë përmes një deklarate për media ka njoftuar për gjendjen e jashtëzakonshme e shpallur në Turqi, për tre muajt e ardhshëm.
Ka garantuar se kjo nuk pengon kosovarët dhe askënd tjetër që të vizitojë Turqinë për pushime e turizëm.
Kjo është deklarata e plotë e Ambasadës turke në Kosovë:
Njoftimi i më poshtëm vjen nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për gjendje të jashtëzakonshme për 3 muaj në shtetin tonë, të botuar në Gazetën Zyrtare më datën 21.07.2016 me numër 29777. Gjendja e jashtëzakonshme e deklaruar më 21.07.2016 në tërë vendin tonë është një pako e masave të marra në përputhshmëri me të drejtat kushtetuese, me qëllim për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve kundër kërcënimeve. Pakot e masave të ndërmarra cekur më lartë, nuk përfshijnë ndonjë pikë që do t’i kufizojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Masat e sigurisë që do të zbatohen nuk përmbajnë ndonjë pengesë që mund të ndikojë në përditshmërinë e qytetarëve turq, udhëtimet dhe pushimet e vizitorëve në shtetin tonë apo komunikacionin ajrorë kombëtarë dhe ndërkombëtar. Nuk ekziston një gjendje që do të mund të pengonte mysafirët tanë t’i kalojnë pushimet në mënyrën më të sigurt në të gjitha destinacionet.
Me respekt,
Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë