Albspirit

Media/News/Publishing

“Takimi i Kolosëve” në “Qytetin e Bardhë”, në Anamoravë

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024”, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik -EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, do të mbahet me 5 Tetor 2024, ditë e shtunë, nga ora 10.00 e paradites, në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center” i biznesmenit shqiptaro-zviceran, humanistit e veprimtarit të shquar, Fehmi Fetahi, në Gjilan-Republika e Kosovës. Në “Takimi i Madh i Anamoravës” do të marrin pjesë mbi 400 të Ftuar Nderi (personalitete diplomatike, akademike, të biznesit, të sistemit bankar, të politikës, të kulturës e artit, të mediave, etj.) nga komuna të rajonit etno-historik e gjeo-fizik të Anamoravës në trekëndëshin ndërkufitar në tri shtete: Republika e Kosovës (Gjilani, Kamenica, Ferizaj, Viti, etj.); Lugina e Preshevës (Bujanoc, Preshevë, Medvegjë etj.); Republika e Maqedonisë së Veriut (Kumanova, Likova etj.), nga i gjithë Rajoni Ballkanik Shqiptar (Kosova- Shqipëria- Maqedoni e Veriut-Lugina e Preshevës e Sanxhak- Mali i Zi), Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika, Australia, Kanadaja etj.

Fjalën e hapjes së takimit do ta mbajnë biznesmeni filantrop, shqiptaro-amerikani Ramiz Tafilaj (nga Teksasi- SHBA dhe Kosova), Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit, Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, Antar i Bordit Këshillues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë; i dekoruar nga Presideni i Amerikës dhe nga Presidenti i Shqipërisë, mik i kahershëm i Presidentit Amerikan Bajden dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit te Kosovës Rugova; etj.

Në emër të Organizatës “Lidhja Shqiptare në Botë” do të flasin në takim, kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë (LSHB), juristi e mediatori Nazmi Jakurti- Nënkryetar i Parë i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”, mikpritësi dhe Donatori Premium (i Përgjithshëm, Kryesor për Sallen e Takimit, për Koktejn dhe Drekën e Takimit etj.) i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”, afaristi e filantropi Fehmi Fetahi i Gjilanit, Pronar dhe CEO i Kompleksit “Vali Ranch Resort & Congress Center” në Gjilan; President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër; “Qytetar Nderi” i komunës Gjilan; Kryetar i Këshillit Kombëtar të Lidhjes Shqiptare në Botë (LSHB) etj. dhe, ndër Shqiptarët e Zvicres, investitori më i madh në Republikën e Kosovës, do t’i drejtohet takimit me një përshendetje të veçantë edhe me rastin e nderimit të tij dhe të resortit Vali Ranch, me Mirënjohje, me Çmimin e Madh “Mikpritja Shqiptare”.

Temën e parë të takimit “Shekulli 21, Shekulli i Shqiptarëve” – do ta referojnë Prof. dr. Ksenofon Kristafi (Tiranë), Këshilltar i Jashtëm i Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë; Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, për Shqipërinë; ish Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Zyrën e OKB- së, në OBT dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare me seli në Gjenevë (Austri); ish Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë; Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë (2004-2011), i vlerësuar në rrethe intelektuale të jurispodencës dhe të diplomacisë si “Juristi më i mirë i të Drejtës Ndërkombëtare në shtetet e trojet shqiptare”.

Temën e dytë të takimit: “Mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik në Trojet Shqiptare”, do ta mbajnë Personaliteti Kombëtar Shqiptar, Lazim Destani, Tetovë- Maqedoni e Veriut/ Gjermani, sipërmarrës, investitor, filantrop, mbështetës entuziast i Popullit Shqiptar dhe i vendeve të Ballkanit në përgjithësi; Antar i Këshillit Kordinues të Diasporës Shqiptare. President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare; Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë; i vlerësuar në publikime të ndryshme në masmedia, si shqiptari më i pasur në botë, pasi thuhet se Z. Destani me familjen e tij kanë mbi 6 miliardë euro pasuri të përgjithshme.

Temën e tretë të Takimit: – Pse po ikim…?! (për ikjen e trurit nga Shqipëria, nga trojet etnike të saj), një analizë psiko-sociale, që do të mbajë Akad. Prof. dr. Mentor Petrela, (Shqipëri-Kosovë): Antar i Akademise së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës; i renditur ndër “100 Neurokirurgët më të shquar nga bota” (në “World Academy of Neurological Surgery”); Anëtar i Federatës Botërore të Neurokirurgjisë (World Federation of Neurological Surgery); Antar i Asociacionit Evropian të Shoqatave të Neurokirurgjisë (European Assotiation of Neurological Societies); ka mbajtur ligjërata në Universitetet e Parisit, të Milanos, të New York, të Gjenevës etj.; shef i neurokirurgjisë në Spitalin Amerikan të Tiranës; vlerësohet mjeku më i madh shqiptar i neuro-kirurgjisë shqiptare, një mjek i formatit ndërkombëtar.

“Takimin e Madh të Anamoravës, 2024” do ta përshëndesin nga treva anamoravase: Kryetari i komunës së Gjilanit në Kosovë, Z. Alban Hyseni (vendi mikpritës), kryetarja e komunës së Preshevës në Luginën e Preshevës, Ardita Sinani; kryetari i komunës së Likovës në Maqedoninë e Veriut, Z. Erkan Arifi.

Në “Takimin e Madh i Anamoravës, 2024” do të ketë pershendetje edhe nga personalitete të shquara nga Rajoni Ballkanik Shqiptar, Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika, etj.

Ndër episodet muzikore të takimit do të jenë: këngëtari, tenori shqiptar I përmasave ndërkombëtare, Shkodran Tolaj- ish Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Shqiptare në Shkup; Ansambli i Këngëve e Valleve “Gjilani” në komunën e Gjilanit, me solistë e valltarë të tij; këngëtarja e mirënjohur Besiana Mehmedi, prof. ord, Kosovë- Maqedoni e Veriut; këngtari i njohur i këngëve epike, Skënder Hasi nga Drenasi i Kosovës, soprano e re Yllka Dema nga Gjilani etj., Do të interpretojnë përgjatë Koktejt të Takimit violinisti i shquar, Engjëll Haxhikadrija nga Mitrovica, student i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, që i bie violinës në krahun e kundërt, që i bie violinës si rrrallëkush.

Në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” do të ndahen edhe Mirënjohje, Tituj e Çmime të ndryshme për personalitete shqiptare, po edhe të huaja, të të gjitha fushave dhe nga e gjithë bota, për angazhimet, kontributet e arritjet e tyre. Moderatorë të “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024” do të jenë: dr. Eni Çobani, juriste, pedagoge, personazh i shquar televiziv shqiptar në Programin “E Diela Shqiptare” në televizionin kombëtar, TV Klan, në Tiranë, ku prezanton rubrikën “Shihemi në gjyq”, veprimtare e shquar për të Drejtat e Njeriut, si dhe juristi e mediatori Nazmi Jakurti në Zvicër.

Fjalën e mbylljes së Takimit do ta ketë gazetari, studiuesi, poeti, veprimtari I Shoqërisë Civile, botuesi, Ramiz Lushaj, kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”- media Rajonale- PanShqiptare-NdërBallkanike- EuroAtlantike; Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (Tiranë-Prishtinë) dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.

Organizatorë të “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024” janë: “Gazeta e Alpeve”- media Rajonale- PanShqiptare- NdërBallkanike- EuroAtlantike (Shqipëri, Republika e Kosovës, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhak, Mërgata Shqiptare në Botë) në bashkëpunim me “Lidhja Shqiptare në Botë” (LSHB).

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” ka të ngritur një Këshill Kombëtar Organizativ me 11 antarë; ka Flamurin e vet, ka Logon e vet, ka Vulen e vet, ka ka formatin e vet të Mirënjohjeve etj., çka do të thotë se në vetvete është një institucion që vetvepron në mënyrë institucionale.

Për nga pjesëmarrja e figurave të mirënjohura: diplomatë, akademikë, biznesmenë, politikanë, shkrimtarë, artistë, gazetarë, të shoqërisë civile etj. “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” është cilësuar në rrjete sociale e gjithandej edhe ndryshe, si “Takimi i Kolosëve”.

Të Ftuarit e Nderit në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” e kanë mision të tyre fisnik e human sjelljen me vehte të Librave-Dhuratë (libra të rinj, të viteve të fundit) për Fëmijët e Shkollave Shqipe (fillore e 9-vjeçare), për bibliotekat e shkollave, në Luginën e Preshevës (Bujanoc, Medvegjë, Preshevë) dhe në komunat Likovë e Kumanoë në Rajonin Verilindor të Maqedonisë së Veriut.

“Takimi Madh i Anamoravës, 2024”, që do të mbahet me 5 tetor 2024, ditë e shtunë, ora 10.00, në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center” (i cilësuar

ndryshe edhe si “Qyteti i Bardhë”), në Gjilan, (“Kryeqendrën e Anamoravës”), në Republikën e Kosovës, është Kuvendi i 16-të që mban “Gazeta e Alpeve”, është vazhdim i traditës së saj me organizimin e kuvendeve të tilla, në 6 vitet e fundit, si: në Tiranë (2019, 2021, 2023), në Plavë-Guci (2019, 2021, 2022, 2024), në Gjakovë (2019, 2021), në Shkodër (2021), në Vermosh (2022), në Pejë (2022), në Ulqin (2023), në Prishtinë (2022, 2024).

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” po vjen…bashkë me mbi 400 të Ftuarit e Nderit nga trojet e mërgatat shqiptare, nga shtete e kontinente, bashkë me suksesin e vet të rradhës!

Ramiz Tafilaj, Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”,

Nazmi Jakurti, Nënkryetar i Parë i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.

Ramiz Lushaj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.

Please follow and like us: