Anita Likmeta vlerësohet me çmimin “Giuseppe Dessì”
Shkrimtarja shqiptare Anita Likmeta është vlerësuar me çmimin “Giuseppe Dessì” për romanin e saj “Fabulat e komunizmit”, çmim që i është në edicionin e 39-të të këtij vlerësimi letrar në Itali.
Për këtë arritje ka njoftuar edhe Anita Likmeta e cila është shprehë të jetë e lumtur për këtë vlerësim.
Romani “LE FAVOLE DEL COMUNISMO” tregon historinë e dy grave me emrin Ari. Njëra është një vajzë e vogël që rritet në Shqipëri gjatë viteve 1980 dhe 1990, ku këpucët janë një lluks dhe shpesh shkon zbath. Kurse e tjetra Ari është një grua që jeton në Milanon e ditëve moderne, duke shijuar mjaftueshmëri dhe duke kaluar orë nën dush me shampo organike. Edhe pse në kushte të ndryshme, ato ndajnë ngjashmëritë në bukurinë dhe identitetin. Anita Likmeta, me butësi dhe ironi, me gëzim e pamëshirshmëri, debuton në roman dhe na rrëfen për një fëmijëri ku, ndonjëherë, pshurja e vetes ishte e vetmja mënyrë për t’u ngrohur.