Albspirit

Media/News/Publishing

Skllavëri në mes të Europës: Të shitur e të shfrytëzuar

Viktimat e tregtisë me njerëzit punojnë të pambrojtur në shtëpi private, shfrytëzohen për 16 orë në ditë në ndërtim për një copë bukë, apo prostituojnë. Ata nuk i sheh kush, e megjithatë ndodhen në mes të Europës.

Menschenhandel Prostitution Europa

“Erdha me shpresa të mëdha”, thotë Joy K. nga Nigeria. “Por nuk e dija atëherë se ç’do të thoshte ky udhëtim dhe që në fund do të përfundoja prostitutë.” Me premtimin për një punë si kujdestare fëmijësh, ajo u josh të shkonte në Itali, por përfundoi tek një “madamë” nigeriane” që e detyroi të futej në prostitucion. Para Joy nuk pa. “Ajo më tha se i detyrohesha 45.000 euro për udhëtimin, shumë që duhej t’ia ktheja.” Në intervistë për Deutsche Wellen, Joy rrëfen për peripecitë e saj, një viktimë e trafikimit të njerëzve.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Punës, ILO, më shumë se 21 milionë vetë janë të prekur në të gjithë botën nga prostitucioni, nga shfrytëzimi pa mbrojtje në shtëpi private, në peshkim, ndërtimtari apo si fëmijë ushtarë.

Maja e aisbergut

Tek UNODC, Zyra e OKB-së për luftimin e drogës dhe kriminalitetit në Vjenë nuk flitet për shifra absolute. Shifra reale është shumë më e lartë, shumë vende as që bëjnë statistika të tilla. UNODC analizon tendencat që vihen re në botë. “Në Europën Perëndimore e vëmë re tregtinë me njerëzit në drejtim të shfrytëzimit seksual. Në kontinente të tjera, si Afrika apo Azia vihen re forma të tjera shfrytëzimi, si puna e detyruar”, thotë Fabrizio Sarrica, që e sheh tregtinë me njerëzit si një problem global. Në nëntorin e vitit 2000, OKB miratoi Konventën e Palermos, në të cilën përcaktohet qartë sipas së drejtës ndërkombëtare koncepti ligjor i tregtisë me njerëzit.” Kush kërkon, ofron, sjell, ndërmjetëson, strehon apo pranon njerëzit për qëllime shfrytëzimi me përdorimin e mjeteve ilegale si mashtrimi, kërcënimi, detyrimi, futja në nevojë.” Pas protokollit të Palermos, si Europoli ashtu edhe Interpoli kanë zgjeruar bashkëpunimin në këtë drejtim. Helga Gayer nga Zyra Federale e Kriminalistikës në Gjermani e vlerëson bashkëpunimin. “Duhet të punojmë me shtetet e origjinës dhe ato tranzit. Në prostitucion ndodh që personat nuk punojnë vetëm në Gjermani, por dërgohen edhe në Austri, Zvicër, Francë apo Belgjikë.”

Europa Bettler Straßenkinder

Prostitucioni: Shumë femra vijnë ngë Ballkani

Në vitin 2014 u vendos për herë të parë Dita Botërore Kundër Tregtisë me Njerëzit (30 korriku). Që nga ajo kohë janë regjistruar 392 raste të tregtisë me njerëzit për shfrytëzim seksual, thotë Helga Gayer. Por vetëm 11 raste për shfrytëzim të punës. Gayer është e mendimit se shifra reale është shumë më e lartë. Numri i rasteve të regjistruara për prostitucion të detyruar është shumë i ulët, po të kujtosh se në Gjermani veprojnë rreth 150.000 deri në 200.000 prostituta. Lea Ackermann nga organizata “Solidaritet për femrat në nevojë”, SOLWODI rrëfen se shumë femra vijnë nga shtetet e Ballkanit, Rumania, Bullgaria, edhe Shqipëria, por edhe nga Nigeria. 1700 kontakte me viktimat e shfrytëzimit seksual ka krijuar kjo organizatë. “Kemi pasur rastin e një femre që rrëfente se e lidhnin pas kaldajës, apo të tjera që rriheshin nëse nuk funksiononin.”

Një ligj i ri synon të mbrojë më mirë viktimat. Lea Akcermann thotë se “tregtia me njerëzit fillon gati në të gjitha rastet aty, ku njerëzit janë në nevojë.” Edhe refugjatët bëhen viktimë e tregtisë me njerëzit dhe shfrytëzimit. Të 1700 rastet e femrave që ka kontaktuar kjo organizatë kanë pasur probleme me lejen e qëndrimit. Prandaj SOLWODI kërkon mbrojtje e shanse më të mira për njohjen e azilit për femrat që shfrytëzohen në Gjermani.

Please follow and like us: