Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Malli mu shua…

Malli mu shua… siç bien petalet e luleve në kohën e acartë, e tremben nga i ftohti, nga shiu i rrëmbyer, por jo nga shkëlqimi i diellit.

Malli mu shua… siç trembet i vogli nga vështrimi vëngër, nga qielli i zymtë, me re ngarkuar, që presin të derdhin shiun.

Malli mu shua… si lëndina që mbetet shkretë, e braktisur e pa lule, ku sundon thatësirë e pajetë.

Malli mu shua… pa këngën e bilbilit që zgjon agime të paqta. Melodi e harpës dëgjohet diku larg… Pëshpërimë e mallit, seç më kujton një zë të tretur, që largohet e shuhet diku larg… në një botë tjetër….

Please follow and like us: