Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik Mike Jackson

Naser Sertolli

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka njoftuar se më 15.10.2024, ka vdekur gjenerali Mike Jackson. Sir Mike Jackson ishte komandanti i parë i KFOR-it, i cili më 1999 kishte drejtuar forcat ndërkombëtare në Kosovë, të kryesuara nga NATO, pas tërheqjes së forcave serbe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila u kishte dhënë fund bombardimeve të NATO-s 78-ditore kundër caqeve dhe forcave serbe e jugosllave për shkak të fushatës së spastrimit etnik kundër popullatës shqiptare të Kosovës. Gjenerali Jackson ka vdekur në moshën 80-vjeçare. Në vitin 2016, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte dekoruar gjeneralin e pensionuar britanik Mike Jackson me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë. “Me gjeneralin Sir Jackson kemi punuar bashkë në kohë sfidash, në procesin e kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre dhe në tranzicionin demokratik që kemi kaluar” – kishte thënë Thaçi.

Please follow and like us: