Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli: Lideri i Hamasit është vrarë nga një sulm ajror

Yahya Sinwar, lideri i Hamasit është vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gaza.

Sinwar kryesonte listën e më të kërkuarve të Izraelit.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ishte zyrtari i parë që konfirmoi se Yahya Sinwar u vra nga ushtarët izraelitë.

Ai se vrasja e Sinwar krijon një mundësi për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe krijimin e një Gaze të lirë nga kontrolli i Hamasit dhe Iranit.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog thotë se përpjekjet e liga të Sinwarit iu kushtuan terrorit, gjakderdhjes dhe destabilizimit të Lindjes së Mesme.

Vrasja e tij pritet të jetë në qendër të diskutimeve për presidentin Joe Biden dhe homologët e tij më të afërt evropianë gjatë një takimi ditën e nesërm në Berlin të premten.

Axhenda për liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe pritej të paraqiste diskutime mbi rrugën drejt një armëpushimi në Liban dhe një zgjidhje për krizën humanitare në Gaza.

Ende nuk ka asnjë reagim nga grupi militant i Hamasit.

Deri më tani, Izraeli ka eleminuar disa figura të larta si të Hamasit dhe të Hezbollahut.

Please follow and like us: