Senad Guraziu: Më në fund “përndritësim”, çlirim i madh!
(s. guraziu – ars poetica, t 24 – ashtu-kështu politikat gjithmonë “problematike”, ja pse, nëse jashtë politikës, aty-këtu ia vlen ngapak humor )
…s’duhet mohuar, ishte diç si lajm-bombë, lajm bombastik, pothuaj sikur qesh “çuditur” me lajmin e arrestimit të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, athua vallë pse (pse-ja me P të madhe), nuk arrestohet një dikush tek ashtu, e sidomos një ish-President, e qartë se politikanët s’janë engjëj… dihet dhe kjo, por Meta një shqiptar politikisht aq i “madh”, e sidomos si u arrestuaka një ish-President Shqiptar, qe zgjedhur President me votat e afro 90 “kolegëve” të politikës, athua vallë ç’të ketë bërë, mos vallë t’i ketë zhgënjyer vetë kolegët e vet, uroj t’mos ketë qenë ndonjë faj i madh sepse përndryshe mëkat ta arrestosh një të pafajshëm, mos vallë t’jetë korruptuar, helbete… sepse nuk i dihet, ego-ja e njeriut si gastarja e hollë e shampanjes, boooo uroj jo, sepse i bie t’ketë qenë President i korruptuar, i bie ta ketë pësuar dhe vetë Presidenca, e gjithë Shqipëria no, no nooo uroj jo… mozomokeq, sepse do ishte e pafalshme, s’duhet harruar, në kohën e Xhaxhit të vet do ta meritonte madje dhe pushkatimin, mos pyet, do ia ngjisnin ato etiketat e kuqe “tradhtar, tradhti ndaj Partisë, ndaj shtetit, tradhtar i popullit, i proletariatit” etj. etj., uroj t’mos i jetë korruptuar mendja, xhepi, gruaja, zemra, kravata etj etj. çfarë mund t’korruptohet tjetër tek burrat, pasi në kohët tona të bujshme aq e lehtë me korruptimet, me tundimet, me joshjet, me mashtrimet, kahdo që rrotullohemi na tundon e na trullos shumçka, vallë me cilët djaj t’ketë ndenjur, kush ta ketë mashtruar, dhe kështu… vramendje kot, më qe bërë pikë, duke e lodhur kokën sepse lajm i dhimbshëm, por s’e gjeja dot…
…dhe ja tani, fare papritmas hoooop diç si çlririm, më doli atikulli “SPAK: Të gjitha akuzat për Ilir Metën!”, e t’u gëzova… çlirim që ç’ke me të, dmth. larg keqkuptimit, jo gëzim për arrestimin, s’më ka bërë kurrë gjë, madje as nuk më njeh, as që e kam njohur, gjatë gjithë jetës 1 herë e pata takuar në avion, 1 herë të vetme, fluturuam “bashkë” me t’njëjtin avion nga Roma në Tiranë, saora ishte kjo punë, jo gjithë natën por 1 orë fluturim, shtireshim të dy lexues të pasionuar, ai andej tek ulëset djathtas unë majtas, atëbotë as që e pata përshëndetur, as mirëmbrëma, as gëk as mëk, as në “sy” s’jemi parë, sepse i panjohur, e njihja si “figurë”, e kisha parë në TV, surratin ia njihja dhe nga gazetat por ai s’e kishte idenë për mua, shikuar holl-e-holl pavarësisht se fluturonim për në Tiranë unë s’llogaritem madje as “shqiptar”, nuk e pata zgjedhur unë President, s’kam patur as të drejtë vote, s’kam as nënshtetësi as pasaportë shqiptare, dhe kështu… dmth. në këtë mes s’ka asgjë “pesonale”, ishte diç si keqardhje për arrestimin, dhe nuk e dija shkakun, arsyen, e ndieja keqardhjen por s’e gjeja dot, tani u gëzova që i mësova detajet dhe akuzat, jo për ndonjë diç tjetër, ruana zot… larg qoftë, pa le që sipas të drejtës dhe ligjeve gjithsekush është i pafajshëm derisa t’jetë provuar e kundërta, na mbron madje dhe policia, nëse nevoja angazhohet madje dhe ushtria, derisa me fakte të qëndrueshme t’jetë vërtetuar fajësia:).