Promovohet në Zagreb libri “Aleanca e duhur Shqiperi-Kroaci” i Shaban Muratit
Biblioteka Qendrore Shqiptare e Kroacisë me drejtore znj. Dori Kerni dhe Shoqata e Grave Shqiptare në Kroaci me kryetare znj. Dori Kerni organizuan promovimin e librit “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci” të ambasadorit Shaban Murati në sallën e Shtëpisë së Gazetarëve në Zagreb.
Fjalën e hapjes e mbajti znj. Dori Kerni. Pastaj rreth librit dhe autorit folën ambasadori i Kosovës në Kroaci, prof. dr. Martin Berishaj, shkrimtarja Hiqmete Daja, shkrimtari Arben Iliazi dhe e ngarkuara me punë e ambasadës së Shqipërisë në Kroaci, znj. Alma Kasa. Përshëndeti dhe botuesi i librit dhe kryetar e Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” z. Alket Veliu dhe autori.
Merrnin pjesë përfaqësues të shumtë të diasporës shqiptare në Kroaci. Ndodhej edhë keshilltarja speciale e ministrisë së jashtme kroate znj. Ermina Lekaj Priljaska, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, prof. Milaim Fetahi, përfaqësues të trupit diplomatik, të mediave, të kulturës, etj.
https://gazetadita.al/promovohet-ne-zagreb-libri-i-shaban-muratit-aleanca-e-duhur-shqiperi-kroaci