Sabri Fejzullahu – “Rruga e Mareshalit”, 1977 (video-retrospektivë)
(s. guraziu – ars poetica, maj 2024)
…nganjëherë më pëlqen të “zbres” në bodrumet plot pluhur e merimanga të historisë (1 a 2 herë… në 6-7 muaj), jo se na qenkam historian dhe as ekspert i historisë, por sipas meje ia vlen, sepse çfarë nuk gjejmë nëpër raftet e arkivave, historia sa interesante, po aq e pasur e madje dhe e ububushme, apo jo, historia na servir lloj-lloj surprizash, shpesh dhe aso gjërash qesharake… ok, ka dhe përjashtime, materialet e historisë aty-këtu dinë t’jenë mjaft “kontradiktore”, bie fjala sot aksh-filanat e fistekat i njohim si “patriotër”, por historia insiston dikur të njëjtit ishin thjesht ca “donkishotër”… etj. etj., dmth. shpesh na imponohet ta “xigëlojmë” veten për t’u ngjallur sadopak buzëqeshja, e vërtetë dhe kjo, pasi gjërat që i gjejmë ndodhë s’janë asfare për të qeshur, ndoshta vetëm sa për keqardhje…
[ https://letrat.eu/?p=16764 ]