+16/Akti intim i gardianes së burgut befason konspiracionistët e Ballkanit Perëndimor
Një ish-oficere e burgut të Wandsworth në Britani që u filmua duke bërë marrëdhënie seksuale me një të burgosur është dënuar me 15 muaj burg. Linda De Sousa Abreu u identifikua nga stafi i burgut pasi klipi u shpërnda në internet dhe u bë shpejt viral.
Guvernatori i Wandsworth tha se veprimet e Abreut në “më pak se një ditë” zhbënë punën shumëvjeçare të personelit femër në burgje. 30-vjeçarja Abreu u arrestua në aeroportin Heathrow përpara se të tentonte të hipte në një fluturim për në Madrid me babain e saj. Ajo u deklarua fajtore për sjellje të pahijshme në poste publike.
Në një deklaratë me shkrim të dorëzuar në Gjykatën e Isleworth, guvernatori i Wandsworth, Andrew Davy tha se shumë punonjëse femra në burg kishin raportuar një rritje të “ngacmimeve” nga të burgosurit. Abreu dhe i burgosuri u filmuan në një qeli midis 26 dhe 28 qershorit 2024.
Policia Metropolitane tha se hetimet ishin në vazhdim për dy të burgosurit e identifikuar në video. BBC shkruan se gjykatës iu tha se një regjistrim i mëtejshëm i saj duke kryer një akt seksual me të njëjtin të burgosur u gjet në kamerën e saj të trupit. Abreu kishte pranuar se kishte bërë seks me atë të burgosur edhe në një rast tjetër.
Gjykatësi Martin Edmunds KC tha se video që u bë virale nuk ishte e izoluar dhe ishte pjesë e sjelljes së përsëritur. Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: “Teksa pjesa dërrmuese e stafit të Shërbimit të Burgjeve është punëtor dhe i ndershëm, ne po kapemi tek një pakicë e vogël që shkel rregullat. Siç tregon dënimi i sotëm, aty ku oficerët bien nën standardet tona të larta, ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime të forta”.
Ngjarja ka zënë në befasi konspiracionistët e Ballkanit Perëndimor që kanë zhvilluar një mbledhje online, për shkak edhe të një virusi të ri të shfaqur në disa qytete aziatike.