Sadik Bejko: Lamtumirë Tajar Kokalari!
Nuri dhe Tajar Kokalari.
Sadik Bejko: Lamtumirë Tajar Kokalari, (1937- 2025).
Ka ndërruar jetë Tajar Kokalari.
Ka qenë një nga mësuesit e përkushtuar, një edukator nga ata që vinin nga fryma e Rilindjes, sipas të cilës mësuesia më shumë se një profesion, ishte një mision për emancipimin e iluminimin e shoqërisë.
Brez i Hasan Sazanit, Bekim Harxhit, vazhdues të denjë të Thoma Papapanos.
Tajari ishte një mësues i mësuesve. Dinte të ishte koleg dhe mik i mirë. Figura e tij rrezatonte autoritet e respekt.
E kam pasur mik e koleg. Nga nderimi për të, kam qenë një nga ata që këmbëngulën në dekorimin e tij si “Mësues i Popullit”.
Me ikjen e tij bashkësia e gjirokastritëve, e mësuesve të atij rreth dhe më gjerë, humbën një figurë të pazëvendësueshme, figurë që u jepte krenari e nderim.
Prehu në paqe, në amshim, Tajar Kokalari!