Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Si mbete hije shpirti im

Si mbete hije

shpirti im,

nga gjallesë

në siluetë

tek rend e më bën të ndjek

për të dëgjuar,

shikuar

e ndalur,

çfarë ndodhi me ty!

Duket sikur gjithë botën përpin

përpij me ty

Nuk mundem të gjej qetësi

sikurse dhe ti!

Nëse ike dhe gjete hapësirat pa dhimbje, pa zhurrmë

përse vërvitesh ende kësaj bote të gjumtë.

Kërkon të kthehesh,

ke mall të prekësh trupa të mishtë,

të ulërasësh mbi intriga, pabesitë

apo të ulesh diku me miq

të ndezësh zjarre mes këngësh që nuk u kënduan kurrë.

Ke mall të bësh dashuri

atë dashuri ku t’u bë dritë qiellit të ri!

Këtu i kam gjithçka që ke mall

kësaj bote jetojmë bashkë,

të vdekur e të gjallë.

Të ndjek sa fryma të përpin

a më përpin

Jepmë një puthje.

Si mbete hije

shpirti im….

9 shkurt 2025.