Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: KËTË GJUHË TË ËMBËL E BEKOI PERËNDIA

Kohë e largët, në mijëvjeçarë
Mitologji e lashtësisë Iliriane
Odiseu, plisbardhi trim i Itakës
I mbijetuari hero, pas rënies së Trojës!

I vetmuar, larg familjes e Mëmëdheut
Tretur përtej maleve e detit me nam
Penelopa e priste, me lot e plot ankth
Bashkë me birin e saj, Telemak!

Dhjetë vite pas, përmes detit plot dallgë
Me varkën e vogël, lundron për Itakë
Trazohet deti nga erëra e stuhi
Valët e nxjerrin n’breg, uratë e Perëndisë!

Penelopa mbahej, me shpresën e kthimit
Shtynte çdo ditë, afatin e betimit
Në çastet e fundit, pak para skadimit
Uliksi ri-kthehet…
Mbreti mban premtimin!

I veshur si skamnor, me rroba të leckosura
Në pallatin mbretëror, hyn si një lypsar
Me shigjetën hark i fundit del në garë
Arrin bastin e vënë, nga e bukura Penelopë!

Ngadhnjyeshëm triumfon, mbi armiqtë e tij
Merr fronin e humbur, rikthen mbretërinë
E ndodhur kjo ngjarje, herët në lashtësi
At’botë kur flitej shqip, n’Gadishullin Ilirik!

Pas dhjetra shekujsh, përsëritet historia
Sërish bëhen bashkë, Penelopa e Uliksi
Në studio të provave, përtej Adriatikut
Flasin tani shqip, heronjët e një filmi!

Gazetarë të njohur, dëgjojnë duke folur
Është një theks për ta, krejt i panjohur
Pyesin dy aktorët, çfarë gjuhe flisni
Përgjigjet Irena, artistja e lindur!

Kështu flisnin dikur, Penelopa e Odiseu
Është gjuha e Nënës, që fliste Skënderbeu
Këtë gjuhë të ëmbël e bekoi Perëndia
Nga t’gjitha në botë, është më e mira!

Ky lajm i rrallë, shpejt mori dhenë
Dy kolosë shqiptarë, ri-ngjallën Odiseun…

15 janar, 2025.