Albspirit

Media/News/Publishing

Eden Babani: Mbrëmje poetike për Skënder Sherifin

Udhëtim në zemër të poezisë

– Mbrëmje homazhi me rastin e jubileut të autorit Skënder Sherifi –

Eden Babani, Bruksel

1.

Me nismën e zotit Amet Gjanaj, në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës së Molenbeek-Saint-Jean, shkurt Molenbek dhe në prag të Festës Kombëtare të 28 Nëntorit, bashkësia shqiptare e Brukselit organizoi një spektakël festiv për nder të jubileut pesëdhjetëvjetëvjeçar të Skënder Sherifit gjatë udhëtimit të tij në zemër të poezisë.

Me afro 100.000 banorë, Komuna e Molenbekut është njëra ndër 19 njësitë administrative më të mëdha të Brukselit. Dëshiroj të shtoj me këtë rast se zoti Amet Gjanaj, – politikan belg me origjinë familjare nga Kukësi – është diplomuar si ekonomist në Universitetin e Lirë të Brukselit. Ka qenë disa herë Kryetar i Bashkisë së Molenbekut. Aktualisht është President i Organizatës AlbaBel – Shoqata Kulturore e Biznesmenëve të Beneluksit. Që nga maji i vitit 2014, është anëtar i Parlamentit të Brukselit, njëri nga tri Rajonet përbërëse të Mbretërisë së Belgjikës – në veri Flandra folëse e gjuhës holandishte; në jug Walonia frëngjishtfolëse; në qendër Brukseli dygjuhësh. Në kufi me Gjermaninë, ekziston edhe një një bashkësi e vogël gjermanofolëse.

2.

Siç thashë më lart, aktiviteti u zhvillua në Shtëpinë e Kulturës dë Molenbekut, ku morën pjesë jo vetëm shqiptarë, por edhe belgë – ama safi belgë – si  edhe shumë të tjerë nga grupimet emigrante të këtushme. Në spektakël ishin të pranisëshëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës, zoti Bajrami, dhe Konsullja e Shqipërisë, zonja Kaloshi.

I pari e mori fjalën në foltore, zoti Amet Gjanaj, nismëtari i veprimterisë spektakolare. Më pas, edhe zoti Bajrami.

Spektaklin e udhëhoqi Klea Kraja, bukuroshja shqiptare me origjinë prindërore nga Kukësi e Tropoja. Në vijim, raperë e recitues amatorë a profesionistë – s’di ç’të them – por të talentuar, sollën në skenë për publikun e pranishëm disa nga poezitë e Skënder Sherifit, shoqëruar në piano nga simpatiku Mateo Bhedini ose në harpë nga bukuroshja Bujana Ameri.

Druaj se e kam tepëruar paksa me fjalët bukuroshe ose simpatik. Por ç’të bëj!… Ja që hë… Racë e bukur janë pasardhësit e Pallazgëve dhe të Ilirëve të lashtë…

3.

Ndër recituesit dhe reperat munda të registroj në kujtesë Pietro Pizzotin, Laureance Vielle, Rashid Bemboushta, Jose Mangano e ndonjë tjetër, të cilit i kërkoj falje që s’mund ta sjell në hatër.

U kërkoj falje edhe gjithë atyre që udhëhoqën spektaklin në skenë dhe në prapaskenë, por që nuk i sjell dot në hatër. Kërkoj ndjesë githashtu edhe për ndojnë ngatëresë emri a diçkaje tjerër kësisoj. Më ka shpëtuar padashka.

I falemnderës bukuroshes Klea për disa nga informacionet që më dha.

Në përfundim, i uroj mikut tim Skënder Sherifi jetë të gjatë edhe në baritjet e tij pafund në zemër të poezisë.