Albspirit

Media/News/Publishing

Vivien Horieti: Fluturim mbi Atdhe

Fluturoj mbi ty
Vendi im
Prek ajrin
Prek frymën tënde
Kërkoj të depërtoj
Nga lart
Ndër dejet e tua
Dua t’i them
Gjithë botës
Shikoni atë mrekulli
Aty poshtë
Është vendi im
I bukur
I pastër
I ndritur
Nga lart
Dua të zbres tek ty
Të puth malet
Fushat pa fund
T’i flas detit
Me gjuhën e tij
Dhe lumin ta përkedhel
Qe puth çdo çast
Tokën mëmë
E dua fluturimin
Që ma tregon atdheun
Siç e dua unë.