Albspirit

Media/News/Publishing

Mendësia bolshevike në viset ballkanike


Dikur Europa ka qenë një shkollë e demokracisë, por këtë e përvetësoi më mirë SHBA që është kampion i kësaj shoqërie që duam të jetojmë dhe të ndërtojmë.

Pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë konkurencës dhe parimeve të një shoqërie të lirë ka ndodhur që postin më të lartë shtetëror, pra presidentin e shtetit, që nënkupton edhe kreun e gjithë botës, ta fitojë intelektuali më i spikatur dhe për këtë ka shumë shembuj.

Secili prej presidentëve të zgjedhur prej republikanëve apo demokatëve ka ushtruar një ose dy mandate rresht dhe pastaj është tërhequr nga politika, ka krijuar një fondacion, një librari apo një organizatë jofitimprurëse dhe ky është një normalitet në shoqëritë e civilizuar dhe me demokraci të shëndoshë.

Përkundër këtij modeli, në vende të prapambetura, sidomos në Ballkan, krerë të pozitës dhe opozitës, me pamje tradicionale apo me fasadë ultraliberale nuk lagohen kurrsesi nga drejtimi, veçse me vdekjen apo me një skandal të bujshëm.

Në këtë rast nuk janë fajtorë pseudoliderët e këtij ishulli, por skllevërit që i ndjekin pas si të jenë jo qenie të ndërgjegjshme, por pacientë në një pavion skizofenësh./albspirit