Albspirit

Media/News/Publishing

Kiço Londo: Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Sot mbushen 5 vjet që më larguan nga kryeshërbëtori i Teatrit Eksperimental. Ishte periudhë madhështore. U krijua Teatri Kombëtar Eksperimental, (TKE). U bë histori. U krijuan shfaqje emblematike duke sjellë emocione, kujtesë, humor dhe përvoja të fuqishme për të gjithë familjen teatrore shqiptare. U krijua TKE me një sallë dhe u bë me katër. U krijua TKE për fëmijë me 7 premiera dhe rreth 200 shfaqje në çdo stinë teatrore. U krijua TKE për Adoleshentë dhe TKE për të Rritur. Brenda TKE u krijua Teatri i Universitetit të Arteve. Në stinën teatrore 2018-2019 u realizuan 22 premira, rreth 500 shfaqje dhe mbi 70.000 spektatorë. TKE u bë pjesë e menysë ditore shpirtërore të familjeve të Tiranës. Nuk kishim asnjë fond zyrtar shtesë, por kishim atmosferë fantastike dhe ritme pune marramendëse. Dyert e TKE rrinin hapur për këdo. Asnjë qira salle. Studentët e Artit Skenik ishin në shtëpinë e vet, interpretonin krahas pedagogëvoe të tyre, punonin dhe natën, Bënin shkollë të dytë të ndryshme nga Universiteti i Arteve. Nuk paguanin, por paguheshin. Kishin në dorë falas literaturë të munguar, punonin dhe shoqëroheshin me regjisorë të huaj. Garderoba dhe rekuizita ishin në dispozicion të studentëve dhe kujtdo sa herë që u nevojitej pa u kërkuar burokracira për përdorimin e tyre. Çdo vit në TKE erdhën nga 2 regjisorë të huaj që i dhanë TKE 15 shfaqje me frymë bashkohore, autoritet dhe dimension të paparë. Sallat e reja ishin hapsira unike që i mungonin teatrit shqiptar. Pra krijuam një teatër që të ftonte nga paraqitja deri te shfaqjet mbreslënëse. U vendosën lidhje jo vetëm me teatrin sipëror europian, por edhe raporte të qëndrueshme me teatrin në Kosovë e Maqedoni, përmes dramave, regjisorëve, aktorëve dhe shkëmbimit të shfaqjeve. Mbi 250 krijues dhe interpretues u bënë pjesë e shfaqjeve të TKE. Pothuajse të gjitha Teatrot e Bashkive zhvilluan shfaqje në TKE. Të gjitha trupat jo zyrtare i kishin dyert e hapura pa qira. Kjo lindi ambientin ku të gjithë ndiheshin si në shtëpinë e tyre. TKE u vendos një hap para politikës, për pasojë u bëmë të rrezikshëm dhe më larguan nga pozicioni i shërbëtorit në TKE.

Në TKE u krijua një frymë krijuese elitare, me qindra të rinj të aktivizuar, u promovuan talente dhe supertalente, nuk u pagua asnjë ditë raport mjekësor, ndaheshin shpërblime për punonjësit, shpërblime për fëmijët e punonjësve kur shkonin për herë të 9parë në shkollë, shpërblime për paaftësi të përkohëshme, festohej ditëlindja e gjithkujt që aktivizohej në TKE dhe krijuam garderobën SOFI, më e rralla jo vetëm në Shqipëri. Me një fjalë lindi jo vetëm institucioni më i mirë artistik, por institucioni më i mirë ndër gjithë institucionet në vend. Spektatori mbushi sallat tona sepse ndihej qytetar dhe i vlerësuar. Të gjithë në teatër tretëm errësirën tonë dhe ndihmuam spektatorin të çlirohej nga errësira e tij e brëndëshme. Sot gjej rastin që të falenderoj gjithë, krijuesit, interpretuesit, punonjësit e TKE, bizneset që na mbështetën, dashamirësit dhe mbi të gjitha spektatorët e të gjitha moshave. Uroj dhe pres që TKE “Kujtim Spahivogli” të jetë yll në preferencat e publikut.